Kamëz/ Arrestohet 41-vjeçari me pistoletë, në banesë i gjendet kallashi me 30 fishekë

Kamëz/ Arrestohet 41-vjeçari me pistoletë, në banesë i gjendet kallashi me 30 fishekë

KAMËZ- Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë së shtetit për shkak se është kapur më armë zjarri dhe municione luftarake.

I arrestuari është A. K., 41 vjeç, lindur në Laç, Mat dhe banues në zonën e quajtur “Frutikulturë”,  i dënuar me parë.

Policia është njoftuar nga qytetarët se 41-vjeçari po qarkullonte me pistoletë. Më pas është organizuar operacioni i koduar "Ekol" në vendin e quajtur “Frutikulturë”, në rrugën “Pandeli Sotiri ku është arrestuar.

Më pas, operacioni ka vijuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit Policia gjeti edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 30 fishekë luftarakë.

Tashmë i arrestuari do të akuzohet për  veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar