Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant Balla, bashkë me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, vizituan ambientet e Kopshtit “Borëbardha” dhe Çerdhes “Pranverë” në zonën e Paskuqanit.
Gjatë vizitës, Balla vlerësoi kushtet dhe standardet e ofruara për fëmijët, si edhe investimet e realizuara në infrastrukturën arsimore dhe atë të kujdesit parashkollor.
Balla theksoi se investimet në arsim janë pjesë e vizionit për një Shqipëri me standarde europiane, duke u shprehur krenar për cilësinë e përkujdesjes dhe kushtet e krijuara për fëmijët.
Komente









