Kamëz, Basha: Ka marrë
fund koha e kompromiseve

Kamëz, Basha: Ka marrë<br />fund koha e kompromiseve
Lulzim Basha dhe ekipi i tij shpalosën programin ekonomik në Kamëz. Basha tha se sfida dhe beteja e tij është t’u japë shqiptarëve të njëjtat shanse që ai pati në rini.

Kreu i PD u shpreh përpara mbështetësve se PD ka qenë e detyruar të bëjë kompromise, por koha e pazareve tashmë ka marrë fund.

"Koha e pazareve ka marrë fund. 

Edhe ne jemi detyruar të bëjmë kompromise, por koha e tyre ka marrë fund. Mos u bëni "baftjarë" të Republikës së Vjetër, por bashkohuni me qytetarët e Republikës së Re",
tha Basha.

“Jeta më dha mundësi kur isha fare i ri. Më dha mundësinë të studioj e të shkollohem në një nga vendet më të përparuara të Europës, në Universitetin e Utrehtit, në mënyrë konstante një nga universitetet më të mira të botës. Shkëlqeva për shkak të punës dhe përkushtimit tim.

Arrita ta rendis këtë universitet në një kuotë që askush tjetër nuk e ka arritur në këto 15 apo 20 vite, në konkursin ndërkombëtar në Uashington. Mu hapën dyert e institucioneve ndërkombëtare.

Të gjitha këto falë punës time, pa miq, pa lidhje, pa nepotizëm. Unë jam biri i dy prindërve të thjeshtë siç janë këta të rinj e të reja këtu. Por puna e palodhshme më solli gjithë këto mundësi të rregulloj jetën time dhe të familjes time. Mund të kisha zgjedhur të vazhdoja këtë jetë në Holandë. I kisha të gjitha mundësitë në Zvicër, pranë OKB-së, në SHBA. I kisha të gjitha mundësitë por unë zgjodha të kthehem vetëm për një arsye.

Pasi Zoti më bekoi me mundësitë që m​u dhanë, pasi këto mundësi i ktheva në mirëqënie për veten time dhe familjen time, pasi nxora këto mësime nga jeta, tani është radha ime të krijoj këto mundësi për çdo të ri dhe të re të Kamzës, për bijtë dhe bijat tuaja. Prandaj, jam sot në politikë. Ky është motivi im, kjo është ëndrra ime, kjo është sfida dhe beteja që unë do luftoj ditë e natë për ju”
, tha Basha.

Kryedemokrati tha se Republika e Re do rrisë vendet e punës, do ulë taksat, do japë para për fermerët dhe do ndihmojë direkt famijet në nevojë ekonomike duke paguar faturën e energjisë dhe të ujit të pijshëm.

“Hapi i parë është ulja e TVSh-së dhe ulja e taksave. Taksa e sheshtë 9%. Efekt i menjëhershëm nga ulja e TVSh-së 400 milionë euro më shumë çdo vit në xhepat tuaj, për konsumin tuaj, për xhiron që rritet kudo. Sepse TVSh-ja është taksa që e paguan çdo kush, nga bebja me biberonin e deri tek më i moshuari. Do rritet prodhimi, do ketë më shumë vende pune. Do ketë kreditim të ekonomisë.

Mijëra të rinj të Kamzës do të përfitojnë nga programi im 10 mijë stazhe të paguara çdo vit për sapo të diplomuarit me pagesë 200 mijë lekë të vjetra në muaj për 1 vit me radhë.

Stazhet nuk janë lëmoshë, nuk është politikë sociale por instrument ekonomik për të siguruar punësimin e të rinjve. 100 milionë euro subvencione për fermerët për të zeruar koston e mekaninës, për të ulur koston e plehrave dhe imputeve bujqësore. 300 kilovatët e parë të energjisë do të paguhet nga buxheti i shtetit për të gjitha familjet në nevojë ekonomike dhe po kështu fatura e ujit”,
tha Basha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja

I dëmtuan blogeres fytyrën, Ish-banorja e Big Brother Antonela Berishaj dhe motra e saj në kërkim, 'karshillëk' policisë pozojnë me rroba të reja