Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Kamëz, ku një efektiv policie është plagosur me thikë. Policia njoftoi se është qëlluar me thikë në qafë efektivi Zef Prendi, ndërsa është arrestuar autori i plagosjes, 20-vjeçari Ramadan Marku.
Efektivi i policisë ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës, kur është qëlluar me thikë në qafë. I plagosur mbeti punonjësi i patrullës, shtetasi Z. P., 50 vjeç, te rrethrrotullimi i Bathores.
Gazetari i Report Tv raportoi nga vendngjarja se efektivi ka marrë një plagë me thikë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Arrestohet autori i plagosjes së efektivit
Vetëm pak orë pas plagosjes së efektivit të policisë në Kamëz, është arrestuar autori i ngjarjes. Policia bën me dije se ka rënë në pranga shtetasi Ramadan Njazi Marku, 20 vjeç.
Shërbimet e policisë Tiranë kapën të riun, banues në Kamëz, që plagosi me thikë gjatë orarit të shërbimit punonjësin e patrullës Z.P., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Zbardhet dëshmia në polici, autori me probleme mendore
Menjëherë pas arrestimit, policia ka marrë në pyetje autorin e plagosjes së efektivit të policisë ditën e sotme në Kamëz. Burime policore bëjnë me dije se 20-vjeçari Ramadan Marku, që qëlloi me thikë policin Zef Prendi, është me probleme mendore.
Gjatë dëshmisë në polici, ai është shprehur se nuk e njeh atë që ka qëlluar dhe se nuk kishte konflikte. Të njëjtat burime, njoftojnë se edhe efektivi i plagosur ka deklaruar se nuk e njeh autorin dhe se nuk e ka takuar ndonjëherë më parë.

(Thika me të cilën u plagos efektivi)
[gallery]23986[/gallery]
/Shqiptarja.com

VIDEO