Kamëz, LSI: Dogjani dhe Mziu
dhunojnë 5 aktivistët tanë

KAMZË (TIRANË) - "Kryetari i bashkisë Kamëz në Tiranë, Xhelal Mziu dhe kandidati për deputet i PD, Asllan Dogjani kanë nxitur kërcënime dhe dhunë sot rreth orës 19:00 ndaj pesë aktivistë të LSI", denoncojnë burime nga LSI. 

Sipas tyre, drejtori i policisë bashkiake, Sami Rasha dhe Përparim Kallaverja, "kërcënuan me armë aktivistët e LSI, ndërsa policia ka shoqëruar aktivistët e LSI dhe ka lënë të lirë dhunuesit".

Gazetari në terren i "A1Report" informoi se komisariati i policisë Kamzë ka kërkuar përforcime për të shpërndarë njerëzit. Ndërsa, zv/drejtori i Përgjithshëm i policisë së Tiranës, Erzen Breçani me patrullat “Shqiponja” mbante në kontroll situatën. Po nga burime nga vendngjarja, u mësua që policia kërkoi në vendngjarje edhe praninë e Renea-s. Po nga burimet u mësua se Renea nuk ka shkuar dhe s’ka për të shkuar.
 
Gjatë dhe pas konfliktit u shtuan simpatizanët e LSI dhe PS para komisariatit të Kamzës, të cilët kërkuan lirimin e të ndaluarve me parrullat: “Lirojini!”. Më pas situata u qetësua dhe janë duke u zhvilluar edhe negociata mes palëve për zhbllokimin e situatës së rënduar.  

Burimet zyrtare të policisë më pas pohuan që në qendër të Kamzës ka ndodhur një konflikt i çastit përmes pesë aktivistëve të subjektit politik LSI dhe dy punonjësve të Policisë Bashkiake. Sipas saj, aktualisht në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë po japin deklarimet e tyre shtetasit e lartëpërmendur, të cilët po pyeten në lidhje me këtë konflikt.

"Sa sipër, theksojmë se në Kamëz nuk ka shërbime shtesë të policisë dhe nuk është kërkuar mbështetja e Forcave Speciale Renea, pasi rasti po shqyrtohet dhe po punojnë për zbardhjen e këtij konflikti nga oficerët e policisë së këtij komisariati", theksuan burimet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi

‘Në Librari’ me 3 tituj: “Tryezat e ambasadorit” nga Paolo Foresti, “Njëkohësia” nga Lekë Tasi dhe “Edhe një ditë më shumë” nga Malvin Zaimi