Një aksident rrugor është shënuar në një nga rrugët e Kamzës dhe për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.
/Shqiptarja.com
Dy makina janë përplasur njëra me tjetrën, ndërsa të plagosurit janë transportuar drejt spitalit dhe po marrin ndihmë mjekësore.Policia menjëherë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërkohë vijon puna për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve në këtë aksident.


(Foto nga vendi i ngjarjes ku mbetën të plagosur dy persona në Kamëz)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO



