KAMËZ- Ilir Mala, 33-vjeç është vënë në pranga të policisë pasi ka plagosur me thikë një 20-vjeçar në Kodër-Kuqe në Babrru.

Policia njofton se 33-vjeçari plagosi 20-vjeçarin A.C dhe u largua, por u kap pas ndjekjes nga forcat blu.

Ilir Mala gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Kodër Kuqe, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. C., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.