Tiranë- Qarkullonin të armatosur me makinë, “Flagranca” çon në pranga një 28-vjeçar dhe nën akuzë shokun e tij pasagjer.
Aksioni është kryer nga forcat “Shqiponja” të kryeqytetit, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, që mbahej pa leje.
Efektivët kishin siguruar informacione paraprake se D. A., qarkullonte me automjet dhe mbante armë zjarri me vete, duke shfaqur rrezikshmëri të lartë shoqërore.
“Si rezultat i veprimeve operacionale, në rrugën “Zyrih” Kamëz, u bë kapja e shtetasit D. A., 28 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia.
Kur i riu ka parë patrullat në rrugë, ai parkoi mjetin anash dhe ka qëndruar brenda bashkë me mikun e tij 21-vjeçar, për t’iu shmangur kontrollit. Por me të dhëna paraprake për ta, blutë i shkuan deri në fund verifikimit dhe brenda makinës gjetën edhe armën e zjarrit, që u sekuestrua si provë materiale.
Më tej arrestimi u krye nga Komisariati nr. 5 Kamëz, ku dhe është paraburgosur 28-vjeçari, në pritje të masës së gjykatës, për veprën penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në gjendje të lirë u procedua dhe A. D., 21 vjeç, i cili u gjet brenda në mjet, për veprën “moskallëzim krimi”. Hetimet e mëtejshme për rastin i kaluan prokurorisë së kryeqytetit.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67%
-
Jo
27.1%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1156
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hidhet shorti për Europianin U-17 që do zhvillohet në Shqipëri, kuqezinjtë në ‘grupin e ferrit’! E nisim me Portugalinë, në grup Franca dhe Gjermania! Finalja më 1 Qershor
31 Mars, 19:48
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars, 12:09
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
U fronëzua dje, Kryepeshkopi Joan mban në gjuhën shqipe meshën e parë në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’
30 Mars, 09:24