KAMËZ- Një 60-vjeçar i quajtur Rasim Sina nga Bathorja e Kamzës është arrestuar nga policia pasi në një grindje të ashpër me bashkëshorten e tij, i është gjetur në posedim një kallash  si 2 karikatorë me 96 fishekë.

Policia njofton se janë njoftuar fillimisht për një sherr brenda familjes dhe më pas kanë organizuar operacionin duke parandaluar kështu përshkallëzimin e konfliktit që mund të kishte përfunduar me viktima.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se sherri mes çiftit ka ndodhur në ballkonin e shtëpisë ndërsa kallashi është gjetur poshtë dyshekut të 60-vjeçarit.

Ndërkohë Rasim Sina do të përballet me akuzat për veprat penale, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje”.