Kamikazja e parë femër në Europë
'vajzë klubesh, s'e ka lexuar Kuranin

Kamikazja e parë femër në Europë<br />'vajzë klubesh, s'e ka lexuar Kuranin
Kamikazja e parë femër në Europë ka qenë një vajzë klubesh, me një kalvar të gjatë të dashurish që nuk kanë treguar asnjëherë interes rreth fesë. , 26 vjeç, hodhi veten në erë gjatë rrethimit që i bëri policia e anti-terrorit vend-strehimit ku ajo ishte fshehur bashkë me kushëririn e saj, 'kokën' e sulmeve terroriste në Paris.

Vetëm një ditë pas vdekjes së saj, familja dhe të  dashurit e saj e përshkruan si një vajzë të re, me 'reputacion të keq', që njihej për varësinë ndaj alkoolit dhe cigareve, sesa për dashurinë për Islamin. Vëllai i saj Youssouf Ait Boulahcen tha se motra e tij nuk kishte kurrfarë interesi ndaj fesë, nuk e ka lexuar kurrë Kuran-in dhe kishte filluar të mbante shami vetëm një muaj më parë.

Një foto-selfie e Ait Boulahcen është publikuar, ndërsa lahet në banjë, e veshur me asgjë veç bizhuterive. Ait Boulahcen e hodhi veten në erë ditën e djeshme, pasi policia gjurmoi kushëririn e saj Abdelhamid Abaaoud në apartamentin ku po qëndronin në Saint Denis. Në videon e mëposhtme dyshohet se shfaqet momenti i shpërthimit të kamikazes së parë.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës