Kamionë me ndihma nga PS,
për zonat e mbuluara nga bora

Kamionë me ndihma nga PS,<br />për zonat e mbuluara nga bora
Partia Socialiste do të dërgojë ndihma në veri të Shqipërisë për tu ardhur në ndihmë banorëve të mbetur në vështirësi e të bllokuar nga dëbora.

Kështu, pas një mbledhje organizuar në PS, për në veriun e Shqipërisë, do të nisin kamionë me ndihma bashkitë e Durrësit, Kavajës, Laçit e Lushnjes ndërkohë në jug të Shqipërisë do të nisin ndihma bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Korçës. Gjithçka po bëhet e organizuar nga vetë krerët e majtë të këtyre bashkive të cilët i kanë kërkuar ndihmë të gjithë biznesmenëve në rrethet e tyre që të ndihmojnë banorët e zonave në vështirësi.

“Po është e vërtetë, me propozimin tim bashkia Kavajë ka arritur të sigurojë një trajler të madh me ushqime, i cili nga mesdita e nesërme do të jetë në Bulqizë për tu nisur drejt zonave që kanë nevojë. Janë pothuajse rreth 500 pako me ndihma për 500 familje në veri të Shqipërisë. Kjo mund të jetë edhe një ndihmë modeste, por populli i Kavajës dhe biznesi, që e falenderojmë për kontributin, do t’u vijë në ndihmë sadopak këtyre banorëve” tha në një prononcim për shqiptarja.com, kreu i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi.

Në pakot e përgatitura nga biznesi i Kavajës ka më së shumti ushqime, duke përfshirë miell, sheqer, makarona, oriz, vaj, fasule, sallam etj, ndërkohë që nuk është orientuar tek veshmbathjet.

E njëjta gjë edhe për qytetin e Lushnjes. Kryetari i PS i këtij qyteti, Fatos Tushe, kishte kërkuar ndihmën e biznesit të Lushnjes për të dërguar sado pak gjëra për pjesën tjetër të vendit që gjendet në vështirësi.

“Nuk ka pasur asnjë hezitim nga bizneset e qytetit të Lushnjes. E kemi bërë gati një kamion me mallra të ndryshme, sidomos ato ushqimore, për ta dërguar në drejtim të veriut. Personalisht dua të falenderoj edhe qytetarët e Lushnjes që janë solidarizuar në këtë nismë, por në mënyrë të veçantë edhe biznesit lushnjar” tha Fatos Tushe.

E njëjta gjë është bërë edhe në bashkitë e mëdha të Durrësit, Elbasanit, Fierit e Korçës. Krerët e këtyre qyteteve u kanë bërë thirrje bizneseve të ndryshme të mbledhin ndihma në trajlera që do të nisen drejt veriut dhe jugut për të gjitha familjet që kanë mbetur të rrethuar nga dëbora.
Nisja do të bëhet ditën e sotme në mënyrë të organizuar nga të gjithë krerët e bashkive që janë përfshirë në këtë iniciativë ndihme, tyren personale, por edhe të Partisë Socialiste. Ndërkohë që edhe vetë kryebashkiakët, do të jenë në krye të karvanit në solidarizim të kryetarëve të komunave dhe bashkive në nevojë. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë