Kamionë të mëdhenj mbërrijnë në Durrës, Italia ndihma për të prekurit nga tërmeti

Kamionë të mëdhenj mbërrijnë në Durrës,  Italia ndihma për të prekurit nga tërmeti

DURRËS- Italia i është bashkuar vendeve të Bashkimit Evropian që i kanë ofruar ndihma Shqipërisë , pas tërmetit të fuqishëm të 21 shtatorit, me magnitudë 5.8 ballë. Si pjesë e mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, kanë mbërritur në Durrës ndihmat nga Italia.

"Sapo mbërritën në Durrës edhe ndihmat italiane në kuadër të mekanizmit evropian të ngritur si pasojë e tërmetit në Shqipëri", shkruhet në njoftimin e Ambasadës Italiane.

Postimi i plotë i ambasadës italiane

Nëpërmjet Mbrojtjes Civile të BE, vendeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore, u ofrohet ndihmë me artikuj të ndihmës së shpejtë, çadra, gjeneratorë, pompa uji. Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides tha se BE qëndron në solidaritet me Shqipërinë, teksa theksoi se këto ditë do të vijnë ndihmat e para.

Pak ditë më parë, ministrja Xhaçka dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, në fokus të së cilës ka qenë pikërisht aktivizimi i këtij mekanizmi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë