Shqipëria shkundet nga tërmeti 7.5 ballë, më i fuqishmi në 30 vitet e fundit! Tjetër lëkundje e fortë në mesnatë (VIDEO)

Shqipëria shkundet nga 25 lëkundje tërmeti. Tërmeti i magnitudës 5.8 me epiqendër në detin Adriatik dhe intensitet 7.5 ballë, 30 km në veri të Durrësit, është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit në orën 16:09. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit. 

108 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë paraqitur në spiatalet e Durrësit dhe Tiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që mes tyre është edhe një turist i huaj.

Në të gjithë vendin janë dëmtuar 563 banesa, ndërkohë që 28 pallate kanë pësuar plasaritje por pa rrezik për shembje. Dëmtime kanë pësuar edhe transformatorët e energjisë ndërkohë që në disa zona autoritet kanë bërë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për të shmangur ndonjë defekt të mundshëm në rrjet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 02:37
Vendi nuk gjen qetësi, dy lëkundje të tjera shkundin bregdetin

Dy lëkundje të tjera janë rregjistruar në orën 02:19 dhe 02:29, përkatësisht me magnitudë 2.7 dhe 4.4 rihter dhe me epiqendër në detin Adriatik.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe zonat përrreth duke përhapur sërish panik tek qytetarët në qarqet e Durrësit dhe Tiranës.

Lëkundja e orës 02:19 ka qenë 9 km nga Kavaja me thellësi 30 km dhe magnitudë 2.7 rihter, ndërsa lëkundja tjetër e orës 02:29 ka qenë 4 km nga Durrësi me magnitudë 4.4 rihter. 

Ora 00:08
Tjetër tërmet trondit Shqipërinë...4.8 ballë - 4 kilometra nga Durrësi

Një tjetër lëkundje tërmeti është ndjerë në Shqipëri në mesnatë, pas goditjeve të fuqishme të tërmetit të rënë pasdite me magnitudë 5.8 dhe 5.2 Rihter.

Lëkundjet sizmike me epiqendër 4 kilometra nga Durrësi, (31 kilometra nga Tirana dhe 10 nga Shijaku), është me magnitudë 4.8 ballë. Lëkundjet zgjatën vetëm pak sekonda.

Ora 23:25
Lëkundjet sizmike 'shkundin' Shqipërinë, për 6 orë 12 tërmete

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tërmetit në vendin tonë. Lëkundje sizmike vijojnë të jenë aktive në detin Adriatik. Përgjatë ditës së sotme janë shënuar 12 lëkundje, ndërsa dy prej tyre kanë qenë tepër të fuqishëm duke lenë pas dhjetëra persona të plagosur dhe disa banesa të dëmtuara.

Lëkundja e fundit është në orën 22:00 me epiqendër, 7 km në veri të Durrësit ose 32 km nga Tirana. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 i shkallës Rihter.

Ora 23:00
Mes personave të lënduar nga tërmeti edhe një turist i huaj

 

Nga tërmeti i cili tronditi vendin ditën e sotme ka mbetur i lënduar edhe një turist i huaj. Ai po merr trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit. Në një lidhje telefonike për Report Tv, prefekti i Durrësit Roland Nasto deklaroi se të dëmtuarit tashmë janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

"Aktulisht në Spitalin e Durrësit po trajtohen 4 persona, të tjerët janë kthyer në shtëpi. Aktualisht në Bashkinë Durrës janë 89 banesa të plasaritura, 2 shkolla dhe 6 pallate, kryesisht shtesa. Kjo është gjendja që paraqitet deri në këto momente që flasim. Të dëmtuarit janë në gjendje të mirë. Nga katërt të lënduarit, njëri është i huaj. Policia është në krye të detyrë", u shpreh Nasto për Report Tv.

Ora 22:54
Klosi monitoron situatën pas tërmetit në Golem: Pjesa më e vështirë ka kaluar, turistët i janë kthyer normalitetit

1569098290_blendi.jpg

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka ndjekur nga afër situatën në zonën turistike në Golem. Në një lidhje telefonike për Report Tv ai tha  se po monitorohen të gjitha hotelet, ndërsa shtoi se vizitorët e huaj vijojnë të qëndrojnë pa frikë pasi sipas tij faza më e vështirë ka kaluar.

"Pasditja e sotme pati një shqetësim. Tashmë turistët janë të qetë. Ka disa shqetësime që ka të bëjë me garancinë shtetërore. Situata paraqitet e qetë falë ndihmës së operatorëve turistikë. Turistët janë qetësuar dhe kanë nisur aktivitetin normal turistik ", tha Klosi.

Ora 22:50
Foto sa 1 mijë fjalë!

Lëkundjet e forta të tërmetit sot në të gjithë Shqipërinë, nxorrën njerëzit në rrugë me shpejtësinë për të shpëtuar. Të gjithë, krah njëri-tjetrit, në panik nga pasojat që mund të ishin tragjike në njerëz, dhe që fatmirësisht deri më tani nuk raportohet asnjë person që të ketë humbur jetën. Fotografi Gent Shkullaku ka kapur një moment që nuk ka nevojë për fjalë! Një familje e bashkuar në momentet e para të panikut nga tërmeti. Bie në sy përpjeka e kryedamiljarit për të mbrojtur njerëzit e tij të zemrës.

Ora 22:42
Manastirliu për Report Tv: Kemi aktivizuar planin e gatishmërisë në QSUT

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha në një lidhje telefonike për Report Tv se personat e paraqitur në Spital nuk kanë marrë dëmtime të rënda. Ajo deklaroi se në spitale po punohet me shumë grupe pune për të bërë të mundur përballimin e fluksit të pacientëve.

"Të lënduarit janë paraqitur me dëmtime jo të rënda. Aktulisht në spital po marrim mjekim 10 pacientë, ndërsa në Durrës deri para një ore po merrnin mjekim 5 pacientë. Pjesa tjetër kanë lënë spitalin për shkak se nuk kanë pasur gjendje të rënduar. Në spitalin e Traumës është paraqitur një vogëlush i cili ka marrë mjekimin dhe më pas është larguar. Kemi aktivizuar planin e gatishmërisë në QSUT dhe në spitalin e Durrësit. Në Tiranë kemi 3 qendra shëndetësore të hapur përgjatë 24 orëve. Situata në Tiranë është e mbuluar nga shërbimi shëndetësore", u shpreh Manastirliu.

 

Ora 22:36
Denaj: Po evidentohen dëmet nga tërmet! Gati fondet për emergjencat...Kontroll gjendjes teknike të ashensorëve

1567066476_denaj9.jpg

Ministria e Financave ka zhvilluar një mbledhje urgjente mbrëmjen e sotme, pas tërmetit të fuqishme që goditi vendin, për të koordinuar pushtetin vendor për të bërë verifikimin e gjendjes teknike.

Nisur nga tërmeti i ndodhur sot dhe dëmtimeve që janë shkaktuar në banesa, ambiente publike dhe biznese, Ministria e Financave dhe e Ekonomisë dhe strukturat e saj në varësi janë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin të gjithë situatën në kohë reale.MFE po bashkëpunon me të gjitha ministritë e linjës, pushtetin vendor dhe strukturat e tjera që janë në terren për t'u informuar mbi dëmet e shkaktuara nga kjo dukuri natyrore. 

Edhe pse keto struktura po evidentojne dëmet në terren është ende herët për të llogaritur efektet financiare të këtyre dëmeve.  Gjithashtu, MFE disponon të gjithe fondet e nevojshme për të përballuar situatat e shkaktuara nga fatkeqësi të tilla natyrore.

Si institucioni që ka në varësi Inspektoriatin Shteteror të Mbikqyrjes së Tregut, MFE po koordinon gjithashtu me pushtetin vendor, kompanitë e ashensorëve dhe administratorët e pallateve për rritjen e ndërgjegjësimit për për të bërë verifikimin e gjëndjes së tyre teknike, pas situatës së krijuar nga tërmeti.

"Një informacion më i detajuar për trupat e autorizuara që kryejnë verifikimin e plotë të ashensorëve gjendet në faqen e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut www.ishmt.gov.al si dhe mund të shkruani për rastet emergjente dhe për cdo problematikë tjetër lidhur me ashensorët në adresën [email protected]", njofton Ministria.

Ora 22:33
Balluku për Report Tv: I gjithë shteti është në këmbë, duhet ruajtur qetësia

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku në një lidhje për Report Tv deklaroi të gjthë grupet e punës kanë dalë në terren. Balluku u shpreh se ARRSH ka kontrolluar të gjitha akset kryesore. Ajo tha se i gjithë shteti është në këmbë teksa bëri thirrje për ruajtje të qetësisë.

"MIE është një ministri multi-sektoriale. Që nga momenti i parë kemi pasur në terren të gjithë grupet e punës. ARRSH ka kontrolluar të gjithë akset kryesore. As në sistemin e urave nuk kanë rezultuar dëmtime të thella. ARRSH është angazhuar në një kontroll akoma më të detajuar i planifikuar për ditën e nesërme. KESH nuk ka pasur problematika pasi në zonën veriore nuk ka pasur probleme. Lëkundjet e vogla patën një ndikim në transformatorë. Ka pasur një njoftim zyrtar nga Ministria e Brendshme për pallate të dëmtuara. Janë vlerësuar dëmet në mënyrë papaprake. Janë ngritur grupet e punës nga ministritë dhe bashkitë. Prefektët janë duke udhëhequr këto grupe pune. I gjithë shteti është në punë. Duhet ruajtur qetësia", u shpreh Balluku.

Ora 22:23
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në disa banesa në Tiranë, çahen muret e shtëpisë

Dëmet e shkaktuara nga tërmeti në disa banesa në Tiranë, çahen muret e shtëpisë

Ora 22:07
Frika nga tërmeti, disa qytetarë vendosin ta kalojnë natën jashtë banesave

termet.jpg" />

Frika dhe paniku që ka shkatuar tërmeti ka bërë që qytetarët sonte të qëndrojnë në qiell të hapur.

Në Ndroq disa qytetarë shikohet që kanë nxjerrë dyshekët për të fjetur jashtë sonte.

Edhe Emergjencat Civile kanë bërë thirrje që të mos qëndrojnë në banesa sonte.

Sonte do të ngrihen 6 kampe për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ora 22:04
Tërmeti, si paraqitet situata e rrugëve në të gjithë qytetet

1569080935_1569080902astir.jpg

Tërmeti ka shkaktuar dëme probleme në nënstacionet e zonës së Durrësit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës njofton se ka pasur stakime të trasformatorëve dhe linjave 110 Kv që i furnizojnë ato, por me ndërhyrjen e grupeve të OSHEE janë kthyer të gjithë në gjendje pune. Aktualisht energjia është rikthyer në të gjitha zonat ku ka pasur ndërprerje.

Nga raportimi paraprak rezulton se nuk ka pasur dëmtime serioze apo bllokime te akseve kombetare rrugore. ARRSH vijon kontaktet me të gjithë inspektorët e kontratave dhe kontraktorët, për të evidentuar me imtësi çdo aks rrugor apo urë për ndonjë dëmtim të mundshëm që mund të rrezikojë qëndrueshmërinë e tyre.

Në Portin e Durrësit ka pasur një dëmtim të lehtë të magazinës 4-5 në Terminalin perëndimor, por pa rrezik përkeqësim të situatës.

MIE dhe strukturat e varësise do të vijojnë të jenë në gadishmëri gjatë gjithë natës së sotme për çdo nevojë të qytetarëve, te cilët mesazhet e tyre sinjalizuese kane mundësi të na i përcjellin përmes numri unik 112.

Ora 21:41
Tërmeti/ Ekipet e emergjencës të Bashkisë së Tiranës vijojnë punën në terren, qendrat sociale të hapura

Pas tërmetit të fortë që u ndje fuqishëm edhe në Tiranë, të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës vijojnë të jenë në terren dhe do vazhdojnë gjatë gjithë natës. Ndërkohë, vijon puna për evidentimin e dëmeve dhe riparimin e tyre.

Mjetet e rënda dhe grupet e punës të ngritura nga Bashkia e Tiranës po vijojnë me intensitet punën për eliminimin e dëmeve. Bashkia e Tiranës njofton se të gjithë punonjësit e emergjencave janë në terren për të ndihmuar me evakuime, hapje dyersh/ashensorësh dhe pastrim inertesh! Ndërkaq, grupet e punës vijojnë punën në të gjithë zonat, jo vetëm në qendër, por edhe në zonat rurale ku po bëhet evidentimi i plotë i çdo dëmi dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Ndërkaq, të gjithë qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës janë  të  hapura për të  gjithë  banorët që  kanë  nevojë  për strehim gjatë  natës. Nëse ke nevojë për ekipet tona njofto menjëherë

Ora 21:36
Prefektja e Tiranës për Report Tv: 220 objekte dhe 20 banesa të dëmtuara, patrullat në çdo njësi administrative

1569094719_suzanajahollari.jpg

Prefektja e Tiranës në Suzana Jahollari në një lidhje telefonike për Report Tv deklaroi se ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për t'i ardhur në ndihmë banorëve që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Ajo tha se deri tani janë 224 objekte të dëmtuara dhe 20 banesa.

"Janë hapur 6 pika emergjence . Duhet të ngrenë çadrat fushore që të vendosen 6 pikat më problematike. Kjo do jetë detyra më parësore. Patrullat janë në çdo njësi administrative. Ka pasur problematika në të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës. Situata është nën kontroll, ne jemi të gjithë në gatishmëri. Me informacionet që kemi marrë janë të evidentuara 224 objekte dhe 20 banesa më plasaritje dhe rënie suvaje. Nuk janë të një shkalle shumë të lartë. Në Farkë janë vetëm 3 banesa të para viteve 90. U morën masa që banorët e tyre të dërgoheshin tek të afërmit e tyre. Ne do jemi në vijimësi për të parë situatën. Nuk kemi informacione nëse institucionet e dëmtuara janë banesa rezidenciale, janë kryesisht banesa të vjetra", u shpreh Jahollari.

Ora 21:30
Tërmeti/ Ngrihen 6 pika emergjence në Tiranë

1569082304_thumbnailDSC235201.jpg

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur ne Prefekturen e Tiranes, është vendosur ngritja e 6 pikave të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Pikat e Emergjencave do te jene ne:

1- Rr. "3 Deshmoret", Yzberisht;
2- Liqeni i Thate;
3- "Bulevardi ri", Kashar;
4- Stadiumi "Dinamo";
5- Kisha ne Rr. "Don Bosko";
6- Shkolla "Betim Muco",
Kombinat.

Ora 21:27
Tërmeti në vend/ Lulzim Basha: Në solidaritet me njëri-tjetrin do ta kalojmë këtë situatë tronditëse

1560507315_lulzimbasha.jpg

Lideri i PD Lulzim Basha ka shprehur solidaritet për të lënduarit të cilët kanë pësuar dëmtime nga tërmeti. Basha shprehst se kjo situatë do të kalohë në solidaritet me njëri-tjetrin dhe ndihmën e Zotit.

"Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse", shkruan Basha.

Ora 21:21
Tërmeti / TIA: Nuk u shkaktua asnjë dëm në aeroportin 'Nënë Tereza', vijon puna normalisht

1554914965_aeroport.jpg

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton të gjithë pasagjerët se nuk ka asnjë situatë të krijuar pas tërmetit dhe se operimet vijojnë normalisht.

TIA bën me dije se lëkundjet sizmike nuk kanë shkaktuar asnjë dëm dhe se pasagjerët e familjarët e tyre lëvizin të qetë.

TIA ka vënë në dispozicioni numrin +35542381800 për çdo asistencë apo informacion që pasagjerët mund të kenë.

Ora 21:13
Shkon në 105 numri i të lënduarve nga tërmeti

1565871016_spital.jpg

Ministria e Shëndetësisë njofton se është rritur numri i personave të lënduar nga tërmeti. Deri më tani në spitalin e Traumës në Tiranë dhe në spitalin e Durrësit janë paraqitur 105 qytetarë të cilët kanë marrë dëmtime.

"Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes. 
Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 10 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 5 qytetare ne spitalin e Durresit. 
Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministrja Manastirliu deklaroi se eshte vene ne zbatim plani i gatishmerise per rastet e emergjencave", njofton Ministria e Shëndetësië.

Ora 21:10
Besa Shahini për Report Tv: Asnjë mësues apo nxënës i lënduar nga tërmeti

1568983535_besashahini.jpg

Në një lidhje telefonike për Report Tv, ministrja e Arsimit Besa Shahni është shprehur se nga të dhënat nuk ka mësues apo nxënës mes të lënduarve. Shahini u shpreh se ka disa shkolla të dëmtuara por që nuk do ndikojnë në vijimin e mësimit ditën e hënë.

"Ka disa godina që janë pak të dëmtuara. Kryesisht kanë plasaritje të mureve. Drejtuesit e shkollave kanë raportuar. Pjesë dërmuese e shkollave janë kryesisht të paprekura nga tërmeti. Të gjithë drejtuesit e shkollave janë në terren. Shpresoj që gjendja të mbetet në këtë nivel që të hënën të vijojë shkolla pa problem. Nuk raportohet për mësues mes të lënduarve. Po mbledhim akoma më shumë informacion. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha ministritë. Jemi duke u munduar të bëjmë çdo gjë që është e mundur për normalizim të situatës", u shpreh ministrja.

Ora 20:44
Ministria e Arsimit për gjendjen e shkollave: Të dëmtuara disa në Tiranë e Durrës, por nuk pengojnë vijimin e mësimdhënies

1569092096_1547129651fakultetifilologjik.jpg

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dhe të gjitha institucionet e saj të varësisë në të gjithë vendin, që në momentet e para të tërmetit janë të angazhuara plotësisht në monitorimin e situatës. MASR njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave dhe zyrave vendore arsimore në të gjithë territorin.

"Nga raportimi paraprak pas komunikimit me to, bëjmë me dije se deri më tani shumica e shkollave janë të paprekura fare dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje. Ka disa shkolla me dëmtime të vogla në Tiranë dhe Durrës, të cilat konsistojnë kryesisht në plasaritje të lehta muresh të jashtme dhe që fatmirësisht nuk pengojnë aspak vijimin e procesit të mësimit ditën e hënë.

Njëkohësisht, informojmë se ekipet e ministrisë dhe të institucioneve të saj të varësisë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës. Ditën e nesërme do të jenë po në terren në mënyrë që të garantojmë se secila shkollë është e sigurtë për t'u hapur të hënën për vijimin normal të mësimit", njofton MASR.

Ora 20:17
Tërmeti/ Xhaçka bën bilancin paraprak: 108 banesa dhe 7 pallate të dëmtuara në Shqipëri, dhjetra të plagosur

108 banesa të dëmtuara, mes të cilave njëra totalisht e shembur në Dibër dhe 7 pallate, është bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm që lëkundi Shqipërinë pasditen e sotme. Në një konferencë për mediat, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dhënë informacionet paraprake në lidhje me dëmet që shkaktoi tërmeti prej 7.5 ballësh në vend. Xhaçka njoftoi se nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë, ndërsa të gjithë të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore. Ministrja sqaron se lëndimet kanë ardhur kryesisht nga frika dhe krizat e panikut tek banorët. 

Deklarata

"E di që këto kanë qenë orë shumë shqetësuese për të gjithë ne. Dua të ndaj me ju informacionin zyrtarparaprak, që disponojmë për momentin bazuar në të dhënat që na vijnë nga terreni përmes Shtabeve të Emergjencës në të 12 prefekturat, ekipeve të emergjencave në të 61 bashkitë, komisariateve të policisë dhe spitaleve për t’ju dhënë një pasqyrë sa më të plotë të situatës. Tërmeti që ra sot, në orën 16.05 minuta ishte i një magnitude 5.8 sipas shkallës Rihter,me një intensitet prej 7 deri në 8 balle ne epiqender. Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik, 30 kilometra në veri të Durrësit.  Goditja fillestare është shoqëruar nga disa lëkundje, për fat të mirë me magnitudë dhe intensitet më të ulët.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera deri në stabilizimin e pllakave tektonike. Por duke e konsideruar tërmetin e orës 16.05 si ngjarjen sizmike kryesore, është një lajm i mirë që goditjet pasuese kanë shënuar një trend në ulje, qoftë për sa i përket magnitudës ashtu edhe intensitetit. Sipas informacioneve zyrtare paraprake – dhe dua ta theksoj që këto informacione janë duke u përditësuar minutë pas minutiteksa ekipet skanojnë situatën në terren - deri në momentin që po flasim, raportohet për 68 persona të lënduar, por në të gjitha rastet bëhet fjalë për lëndime të lehta, që kanë ardhur kryesisht si pasojë e situatës së frikës që kanë përjetuar qytetarët në momentin e tërmetit, dhe pasi kanë marrë trajtimin mjekësor, janë larguar sërish për në banesat e tyre. Disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet mjekësore të ambulancave pranë vendeve të tyre të banimit. Ajo që është më e rëndësishmja, eshte senuk ka pasur asnjë humbje jete.

Nga ana tjetër tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, sidomos në Durrës dhe Tiranë, por fatmirësisht, ne pjesën dërrmuese behet fjale per krisje të mureve apo dëme të tjera të këtij niveli ndonëse në ditët në vijim serioziteti i këtyre dëmtimeve do të verifikohet nga grupet e ekspertëve në terren.

Më konkretisht, në qarkun Tiranë raportimet e deritanishme flasin për:

Dëmtime, kryesisht krisje, në 46 banesa e 3 pallate në Farkë, Zonën e Astirit, Dajt, Komunën e Parisit, njësia administrative 2 dhe 6, si dhe në Pezë, Kashar, Zallherr, dhe Kodër Sharrë,

Në qarkun Durrës, në Shijak dhe në Durrës qytet raportohen dëme ne 4 pallate dhe 42 banesa, kryesisht te vjetra.

Në bashkinë Librazhd janë dëmtuar 7 banesa.

Në qarkun Dibër, bashkia Klos, njësia administrative Xibër raportohen 4 banesa të dëmtuara, nga të cilat një e rrëzuar.

Në bashkinë Berat ka një banesë të dëmtuar.

Në qarkun Lezhë, në qytet ka dëme të lehta në 4 banesa.

Në qarkun Fier, janë shënuar 4 banesa të dëmtuara lehtë në Bashkinë Lushnje, dhe njësinë administrative Fier Shegan, por ajo që është e rëndësishme, pak më parë u konfirmua që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës.

Në bashkinë Korcë nuk raportohen dëme.

Cdo institucion i shtetit shqiptar, FA, Ministria e Shëndetësisë e cila ka vendosur staf të përforcuar mjekësor nëpër spitale dhe gjendje gatishmërie për cdo emergjencë, prefekturat dhe bashkitë përmes ekipeve të tyre të emergjencave, komisariatet e policisë, janë në krye të detyrës për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve kudo që mund të shfaqet nevoja. Dua po ashtu t’i informoj qytetarët banesat e të cilëve kanë pësuar dëmtime, që bashkitë janë duke përgatitur qendra të posaçme strehimi për të sistemuar të gjithë ata që mund të kenë nevojë. Në raste nevoje apo për të marrë cdo lloj informacioni tjetër qytetarët mund të kontaktojnë një nga numrat e mëposhtëm:

Numrin unik 112, qëështë për cdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike.

Policia e shtetit 129,

Zjarrfikesja 128,

Urgjenca  127

Kam qenë vazhdimisht në kontakt me Kryeministrin i cili ndodhej në Frankfurt në tranzit për në Nju Jork, ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, por ka vendosur ta ndërpresë udhëtimin për t’u kthyer po sot në Shqipëri. Dhe sot në orën 23.30 Kryeministri ka thirrur një mbledhje të qeverisë për të koordinuar punën e të gjithë strukturave vendore dhe qendrore për përballimin me gatishmëri të plotë 24 orë në ditë të pasojave të tërmetit.

Paralelisht, dua ta ritheksoj, po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve në secilën prej bashkive të prekura nga lëkundjet e tokës. Po ashtu, dua të theksoj që gjatë këtyre orëve kemi marrë mesazhe solidariteti dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të tërmetit.

Unë e di që shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi e frike. Por dua t’ju siguroj që po bëjmë gjithçka për të përballuar situatën. Këto janë ngjarje që nuk mund të parashikohen e as të parandalohen. Por ajo që ne mund të bëjmë dhe jemi duke bërë është që t’ju gjendemi qytetarëve kudo e kurdo që mund të kenë nevojë për ndihmë. Forcat e Armatosura, policia e shtetit, stafet mjekësore, shtabet e emergjencave, prefekturat, bashkitë, ekipet e vlerësimit dhe cdo institucion i shtetit shqiptar qendror dhe vendor është 24 orë në krye të detyrës për të përballuar këtë situatë. Do t’ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për masat e mëtejshme".

Ora 20:09
Burgjet në gadishmëri, të dënuarit në ambientet e ajrimit

Në përgjigje të situatës së krijuar nga lëkundjet e tërmeteve të njëpasnjëshme gjatë orëve të pasdites, u thirr menjëherë Grupi i Menaxhimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, nën drejtimin e Ministres së Drejtësisë.
 
Grupi i Menaxhimit në bashkëpunim me strukturat e tjera drejtuese kreu një verifikim paraprak të situatës në të gjitha institucionet e varësisë së Ministrisë së Drejtësisë, dhe veçanërisht pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
 
Vlen të theksojmë se në Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, situata paraqitet e qetë dhe pa probleme si në drejtim të sigurisë njerëzore, ashtu dhe shëndetit të punonjësve të strukturave të burgjeve dhe të shëndetit të të paraburgosurve dhe të dënuarve. Në momentet e lëkundjeve të tërmetit, në kuadër të menaxhimit të situatës, janë ndjekur me përpikmëri kërkesat e Planit të Emergjencës në Burgje, duke nxjerrë të dënuarit për çështje sigurie fizike në ambientet e ajrimit.
 
Në përgjigje të situatës, në bazë të Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve dhe legjislacionit në fuqi, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar kalimin në gjendje gadishmërie, në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në afërsi të epiqendrës së tërmeteve, ku janë ndjerë lëkundjet dhe po zbatohet plani i masave përkatëse në çdo IEVP.
 
Për të gjitha institucionet e varësisë, po vijon inspektimi i detajuar për evidentimin dëmeve të mundshme materiale. Situata është në monitorim dhe në ndjekje të vazhdueshme!", njofton Ministria e Drejtësisë.

Ora 20:04
Manastirliu në Spitalin e Durrësit: 21 persona të lënduar nga tërmeti kanë marrë ndihmë mjekësore

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar të lënduarit nga tërmeti në Spitalin e Durrësit. Bëhet e ditur se deri më tani në spitalin e Durrësit janë dërguar 21 persona, kryesisht me fraktura në gjymtyrë. Ekipi mjekësor në këtë spital është në gjendje gatishmërie, ndërsa gjendja shëndetësore e lënduarve paraqitet e stabilizuar.

Ora 19:49
SKY Italia transmeton tërmetin në Shqipëri përmes Report Tv

Televizioni SKYnë Itali ka transmetuar tërmetin i cili tronditi Shqipërinë. Teksa ka përdorur një foto nga transmetimi i Report Tv, SKY transmeton edhe dëmet që ka shkaktuar ky tërmet.   

Ora 19:49
Tërmeti në Shqipëri edhe Facebook 'lëkundet' FOTO

Edhe një nga rrjetet sociale më të njohura Facebook me opsionin e ri raporton për gjendjen e personave gjatë lëkundjeve.

Ora 19:48
Në Fier raportohen 4 shtëpi të dëmtuara dhe nuk ka njerëz të lënduar

Pas tërmetit në  Qarkun Fier raportohen 4 shtëpi të dëmtuara lehtë.

Në fshatin  Firshegan që ndodhet në bashkinë  Lushnje janë dy shtëpi  banimi të  dëmtuara, perkatësisht një  shtëpi në  fshatin  Jeta e re, ku janë  dëmtuar muret dhe tavanet  si dhe një  shtëpi në  fshatin Kosovë  e Vogël, të  dëmtuara  përsëri mure dhe tavane.

Shtëpia e dytë e dëmtuar ishte në fshatin  Ballagat përsëri të  Bashkisë Lushnje.

Në  fshatin Jazxhiaj janë dy shtëpi  të dëmtuara me mure dhe tavan të carë.

Sipas të dhënave nga gazetari i Report TV, në Fier raportohet se situata është pa probleme dhe grupet e punës kanë shkuar për verifikimin e gjendjes.

Ora 19:38
A është ky tërmeti apokaliptik që parashikuat? Ja si përgjigjet Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në Durrës, ku dhe ishte epiqendra e tërmetit që tronditi vendin. I pyetur nëse ky ishte tërmeti apokaliptik që parashikoi pak kohë më parë, Meta ka zgjedhur të mos përgjigjet, duke bërë thirrje për bashkëpunim dhe vëmendje.

"Të merren masa për të verifikuar pasojat në drejtim ytë banesave. Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të përhershme sepse jetojmë në një rajon problematik. Duhet të jemi në bashkëpunim me vendet fqinje. Unë besoj se tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm dhe të punohet me një koordinim efikas", tha Meta.

Ora 19:27
Ja ku janë vendet ku mund të kaloni natën pas tërmetit

Tërmeti ka shkaktuar gjendje ankthi tek banorët, të cilët janë të frikësuar të futen në banesa, pasi mund të ketë lëkundje të tjera.

Deputetja e zonës Blerina Gjylameti ka thënë se  Njesia Administrative nr 6 dhe qendra sociale Misto Mame janë  të  hapura për të  gjithë  banorët që  kanë  nevojë  për strehim gjatë  natës.

Postimi i Gjylametit
Ora 19:25
Lezhë- Dëme të rënda në një banesë, forcat emergjente në terren

Një banesë në Shënkoll të Lezhës ka pësuar dëme materiale për shkak të tërmeit. Emergjencat kanë dalë në terren dhe po mbledhin informacion për dëme të tjera në qarkun e Lezhës.

Ora 19:24
Vazhdon paniku në Durrës/ Banorët 'shpërngulen' në rrugë (VIDEO)

 

Banorët e Durrësit kanë nxituar të dalin jashtë banesave, ndërsa tashmë që janë afruar orët e mbrëmjes qytetarët duken se kanë frikë të kthehen në banesa. Ata i druhen një lëkundje tjetër sizmike.

Ora 19:17
'Hapini dyert, na nxirrni jashtë, do vdesim këtu!' Të dënuarit 'revoltë' pas tërmeteve

Panikun e lëkundjeve të tërmetit që prekën Shqipërinë ditën e sotme i kanë kaluar me panik edhe ata që ndodhen pas hekurave. Të dënuarit sapo kanë ndjerë tërmetin kanë flluar të bëjnë revoltë, të bërtasin dhe të kërkojnë nga rojet që tu hapen dyert.

Burime nga burgu numër 313 në Tiranë bëjnë me dije se vetëm pas lëkundjes së dytë gjithashtu të fuqishme të tërmetit, autoritetet e burgjeve kanë hapur qelitë e të burgosurve, duke i sistemuar ata në fushat sportive e ambiente të tjera të përshtatshme.

"Na nxirrni jashtë, do vdesim këtu", janë shprehur të burgosurit. Pas lëkundjeve të vazhdueshme ata janë futur sërish në qeli, por edhe më tej kanë shfaqur frikë për atë se çmund të ndodhë gjatë natës duke kërkuar të qëndrojnë jashtë qelisë. 

 

Ora 19:13
6 lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishin epiqendrat

1559366252_termetshq780x439.jpg

Shqipëria është prekur nga 6 lëkundje tërmeti. I pari dhe më i forti ka qenë në orën 16:04 minuta, me magnitudë 5.8. Lëkundja e dytë është shënuar në orën 16:15 me magnitudë 5.2. Këto ishin dhe dy lëkundjet më të forta të tërmetit me epiqendër në detin Adriatik pranë Durrësit. 

Pas 30 minutash, në orën 16:45 dhe 16:48 janë  regjistruar lëkundja e 3-të dhe e 4-të me magnitudë  3 dhe 3.2 me epiqendër sërish në detin Adriatik. Në 17:54 është regjistruar lëkundja më e fundit me epiqendër pranë Gërdecit dhe Marqinetës me magnitudë 3.4. 

Ora 19:11
Mediat italiane raportojnë tërmetin në Shqipëri, lëkundjet u ndjenë dhe në vendin fqinj

Mediat italiane kanë pasqyruar lajmin për tërmetin në Shqipëri.

Repubblica.it shkruan se dy tërmete u regjistruan brenda dhjetë minutash me epiqendër veriun e Durrësit. I pari 5.8 ballë dhe i dyti 5.3 ballë. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në Puglia, veçanërisht në Salento dhe Gargano.

Kontrollet janë në proces për të parë nëse ka pasur dëme materiale ose njerëz. Thirrje të shumta telefonike drejtuar zjarrfikësve nga qytetarë të alarmuar, të cilët mendonin se tronditja perceptohej, në mënyrë më konsistente, në bregdetin shqiptar, veçanërisht në qytetin e Durrësit.

Ora 19:06
Tërmeti i fuqishëm në vend, Meta niset drejt Durrësit

1569085518_1568659401ilirmeta.jpg

Presidenti i Republikës Ilir Meta eshte nisur drejt qytetit te Durresit, ku ishte dhe epiqendra e termetit. 

Per pak minuta Presidenti Meta pritet te jete ne Prefekturen e Durresit, ku do te zhvilloje nje takim me Prefektin Roland Nasto per t'u njohur ne detaje me pasojat qe shkaktoi termeti.

Ora 18:56
Tërmeti, Veliaj: Të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë në terren! Nëse jeni prekur njoftoni menjëherë

1569083023_paniku.jpg

Pas tërmetit të fortë që u ndje fuqishëm edhe në Tiranë, të gjitha ekipet e emergjencës së Bashkisë së Tiranës janë në terren për çdo rast të raportuar.
Kryetari i Basshkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje të gjithë qytetarëve që nëse janë të prekur nga tërmeti të marrin në numrin e emergjencës 112 ose në nurmat e tjerë sipas nevojave që ata kanë.

“Ju lutem nëse jeni prekur nga tërmeti, njoftoni menjëherë në nr. unik 112 ose sipas nevojës:
Policia e shtetit  129,
Policia Bashkiake  042419465,
Zjarrfikësja 128,
Urgjenca  127”,
shkruan Veliaj.

Ora 18:56
Nuk ka dëme dhe persona të lënduar nga lëkundjet në qytetin e Pogradecit

Pas komunikimit dhe informacionit të mbledhur në të gjitha njësitë administrative të Pogradecit, rezulton se nuk ka asnjë dëm të shkaktuar apo persona të lënduar nga lëkundjet e tërmetit.

Bashkia Pogradec është në gadishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Ora 18:41
Këshilla si duhet të veprojmë kur ndodh një tërmet i fuqishëm... (VIDEO)

Një tërmet i fuqishëm lëkundi sot gjithë vendin dhe nëse ndodh një tjetër ja çfarë duhet të dini.

Disa nxitojnë për të hapur dyert e jashtme, të tjerë kanë dalë në ballkon apo janë vendosur poshtë shkallëve, prindërit kanë nxituar tek fëmijët.

Por si duhet të veprojmë gjatë kohës kur bie tërmet?

Në faqen Mbrojtja Civile Shqiptare jepen këshilla se si duhet të reagojmë gjatë rënies së tërmetit në varësi të vendit ku ndodhemi.

Nëse tërmeti bie gjatë kohës kur jemi në rrugë apo ambiente publike?

Për ata që janë në udhëtim apo drejtojnë mjetin gjatë kohës kur bie termet, këshillohet qëndrimi brenda në makinë dhe në njërin krah të rrugës.

Drejtuesi i mjetit duhet të shmangë qëndrimin nën ura, mbikalime, tabela të mëdha apo objekte të tjera.

Sipas ekspertëve do të jeni të sigurt nga tërmetet nëse merrni këto 3 hapa themelorë:

-Uluni në tokë,

-Fshihuni nën një tavolinë,

-Qëndroni aty deri sa të ndalojnë dridhjet.

Nëse nuk ka një tavolinë pranë jush, shtrihuni në një cep të ndërtesës dhe mbuloni kokën e qafën me krahët tuaj. Mos u mundoni të shkoni në një dhomë tjetër vetëm për t’u futur nën tryezë.

Nëse jeni në shtrat, mos lëvizni por qëndroni aty, duke mbrojtur kokën me një jastëk.

Ka më pak mundësi të lëndoheni duke qëndruar aty ku jeni.

Nëse je duke drejtuar makinën, gjej një vend për të parkuar.

Shmangni mbikalimet, urat, linjat dhe rreziqet e tjera.

Qëndroni brenda automjetit derisa dridhjet e tërmetit të kenë mbaruar.

Ora 18:37
'Ju thashë tërmet apokaliptik por s’më besuat', rrjeti ironizon profecinë e Ilir Metës

Teska vendi është përfshirë nga një tërmet i fuqishëm, në rrjet nuk kanë munguar as memet të cilët kanë ironizuar deklaratën që bëri pak kohë presidenti i vendit Ilir Meta, duke thënë se vendit i kanoset një tërmet apokaliptik.

Ora 18:33
Besimtarët mblidhen jashtë Kishës Ortodokse në Tiranë

Menjehere pas lekundjeve te medha te termetit shume qytetare jane mbledhur jashte ambienteve te Kishes Ortodokse ne Tirane.

Ora 18:29
Tërmeti ndërpret dasmën në Astir: U futëm poshtë tavolinave

Një dasmë është ndërprerë nga lëkundjet e forta të tërmetit në zonën e Astirit në kryeqytet.

Një prej dasmorëve ka treguar për Report Tv se në momentin e tërmetit ata kanë nxituar të futen poshtë tavolinave.

"Jemi futur poshtë tavolinave. Nxituam të nxjerrim fëmijët jashtë. Njerëzit u përqendruan te dasma pastaj", tha dasmori.

Ora 18:23
Ministrja e Shëndetësisë mbërrin tek Spitali i Traumës: Kemi 68 persona të lënduar nga tërmeti

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mbërritur në Spitalin e Traumës në kryeqytet për të parë gjendjen e personave të lënduar nga tërmeti. Minisrja ka deklaruar se deri tani në spitalin e Traumës në Tiranë janë dërguar 52 persona, ndërsa në Durrës janë dërguar 16 persona.

"Pashë nga afër gjendjen e të lënduarve nga tërmeti. Nga momenti i mbërritjes, tani janë 52 qytetarë që kanë marrë shërbim dhe janë larguar. Të gjithë po marrin ekzaminimet e nevojshme. Situata e tyre paraqitet e qetë. Një rast paraqitet më rëndë. Por në përgjithësi situata është e qetë. Në spital ka staf shtesë për të përballuar çdo fluks. Vijojnë qytetarët të vijnë të marrin shërbime. Qendra e urgjencës Kombëtare është duke punuar intensivisht. Po marrim qytetarët që kanë problematika. Janë situata që shoqërohen nga gjendje paniku. Urgjenca ka ndërhyrë edhe në shtëpi personat që kanë qenë në gjendje të rëndë. Vlerësimet do bëhen hap pas hapi. Nuk do mungojë asnjë element i kujdesit. Raste të tilla, kërkojnë gatishmëri dhe një plan emergjence, që nga vendosja e pacientëve në katet e para. Në Durrës 16 qytetarë kanë marrë shërbim shëndetësor në spital", tha Manastirliu.

Ora 18:22
Shkon në 51 numri i të lënduarve nga tërmeti në Spitalin e Traumës

Shkon në 51 numri i personave të lënduar nga tërmeti. Pak momente më parë në spital kanë mbërritur dy persona që kanë pësuar fraktura në gjymtyrë.

Ora 18:18
Frika nga tërmeti, i riu del me shpejtësi me peshqir në rrugë

Tërmeti ka frikësuar të gjithë banorët e vendit, një njeri është filmuar duke dalë në rrugë vetëm me peshqir.

Të riut i është ndërprerë dushi dhe ka dalë me shpejtësi nga tërmeti.

Ora 18:11
FOTO LAJM/ Frika nga tërmeti, një person del në rrugë me të mbathura

Frika nga tërmeti ka bërë që të gjithë banorët të dalin jashtë banesave. I tillë është edhe personi në foto, i cili ka dalë në rrugë me të mbathura.

Ora 18:04
Rritet bilanci, 43 persona të lënduar mbërrijnë në Spitalin e Traumës

1563570590_trauma.jpg

Rritet bilanci i të lënduarve nga tërmeti në vend. Deri më tani në spitalin e Traumës janë paraqitur 43 persona. Sipas burime te Report Tv behet fjale per lendime te vogla ne trup dhe ne koke, asnje ne rrezik per jeten

Ora 18:01
Momentet e tërmetit në ambientet e televizonit Report TV (VIDEO)

Gjatë tërmetit që ka tronditur vendin, stafi i Report Tv ka nxituar të largohet me shpejtësi jashtë ambienteve të saj.

Një pjesë e tyre ka telefonuar familjarët.

Pasi ka përfunduar kjo lëkundje stafi është kthyer sërish për të raportuar lajmin e fundit, ndërkohë që në momentet e transmetimit Live është ndjerë edhe lëkundja e dytë.

Ora 17:55
FOTO Dëmet në Tiranë/ Njerëzit në panik

Lëkundjet e njëpasnjëshme sizmiologjike në Tiranë bënë që shumë qytetarë të dalin në rrugë mes panikut dhe frikës për lëkundje të tjera. Të gjithë, me fëmijët në krah, të larguar nga ndërtesat e larta u mblodhën në vendet që menduan si më të sigurta.

Ora 17:55
Shemben muret anësore në një dyqan në Astir, dëme të shumta materiale

Disa dyqane në zonën e Astrit ka pësuar dëme të rënda materiale nga tërmeti që ka tronditur vendin. Muret anësore të dyqanit janë shembur plotësisht.

Ora 17:50
Tërmetet në vend, IGJEUM: Janë regjistruar tre tërmete, më i madhi me magnitudë 5.8

 


Janë regjistruar tre tërmete deri tani sipas Institutit  të Gjeoshkencave, Energjisë , Ujit dhe Mjedisit. Tërmeti i parë është regjistruar në orën  09:37:06 me epiqendër Lagunën e patokut, detin Adriatik me magnitudë 3.2 dhe thellësi 26 km.  Tërmeti i dytë është regjistruar në orën 14:04:20 me magnitudë 5.8, me thellësi 25 km me epiqendër Kepinj e Rodonit, 30 km larg nga Durrësi. Tërmeti i tretë  ka ndodhur në orën 14:15:49 me magnitudë 5.3 dhe me thellësi 12 km në Kepin e Rodonit, 30 km larg nga Durrësi.

Ora 17:49
Momente tmerri/ Tërmeti bllokon në ashensor disa persona në zonën e Don Boskos

1551373060_ASHENSOR.jpg

Disa banorë në zonën e Don Boskos në kryeqytet kanë mbetur të bllokuar në ashensor në momentin kur ka rënë tërmeti. Por ato nuk kanë pësuar dëmtime të rënda pasi pas përfundimit të lëkundjeve janë dërguar në spitalin e Traumës për të marrë edhe ndihmën e parë mjekësore.

Ora 17:45
Banorët lënë shtëpitë në zonën e Astirit, dalin me urgjencë në rrugë

1569080902_astir.jpg

Nga tërmeti që ka përfshirë vendin, banorët janë tronditur duke lënë edhe banesat për të dalë në rrugë. Report Tv sjell pamje nga zona e Astirit ku banorët kanë dalë jashtë shtëpive të tyre pasi i tremben një rreziku apo një tjetër lëkundjeje.

Ora 17:41
Tërmeti në Shipëri/ Kryeminstri italian Giuseppe Conte telefonon Ramën: Mbështesim vendin tuaj në përballimin e pasojave

Kryeministri Edi Rama ka folur ne telefon me kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili i ka shprehur solidaritetin e plote te Italise dhe gatishmerine per te mbeshtetur Shqiperine ne perballimin me pasojat e termetit te rende qe ra mbi vendin tone.

Ora 17:36
26 persona të lënduar nga tërmeti që tronditi vendin

 

Deri më tani në spitalin e Traumës në kryeqytet janë paraqitur 26 persona të cilët kanë pësuar lëndime nga tërmeti.

Ora 17:30
Tërmeti/ Rama anulon New York-un, mbledhje qeverie në mesnatë: Nuk pati asnjë viktimë, marrim frymë të lehtësuar

TIRANE - Kryeminsitri Edi Rama ka mbledhur me urgjencë qeverinë në orën 23:30 lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi sot vendin tonë. Rama tha se i gjithë sistemi i operimit në këtë situatë të jashtëzakonshme ka vepruar në kohë reale. Kreu i qeverisë u shpreh se situata ishte e jashtëzakonshme, ndërsa shtoi se do të punohet me intensitet dhe kapacitet të plotë. 

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka janë dëmtuar 563 banesa në të gjithë vendin. Ajo tha se dëmet janë modeste, duke veçuar Tiranën dhe Durrësin që kanë pasur dëmet më të rënda.

Mbledhja e qeverisë u shoqërua edhe nga një lëkundje e fuqishme me magnitudë 4.9. Në atë moment e kishte fjalën ministri Sandër Lleshaj i cili ndërpreu për pak fjalën duke ngritur kokën lart. “Po përpiqem dhe unë të mos më lëkundet zëri”, u shpreh Lleshaj.

Kryeministri Edi Rama anuloi udhëtimin për në New York pas lëkundjeve të fuqishme që goditën pasdite Shqipërinë. Rama ndodhej në Frankfurt dhe mori me urgjencë fluturimin për në Tiranë. S

Po nesër në Kuvend, do të mbahet në orën 11:00 një mbledhje emergjente e grupit, në sallën e grupit parlamentar në Kuvend, ku do të marrin pjesë edhe ministrat dhe kryetarët e bashkive.

"Prezenca në këtë mbledhje është e domosdoshme", u ka dërguar një mesazh kryeministri të gjithë anëtarëve që do të jenë në mbledhje. 

Ora 17:29
Policia e Shtetit ka kaluar  e gjitha në gatishmëri

1569080935_1569080902astir.jpg

Menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë  në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative. 

Policia e Shtetit ka kaluar  e gjitha në gatishmëri.

Me  urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit   e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave  dhe Patrullat  e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre.

Ora 17:27
Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve: Nëse keni pësuar dëme nga tërmeti, telefononi në këtë numër

1564689157_autotermet3770x4331537301858.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me situatën e tërmetit në vend. Ministria njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve.

"Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë strukturat shëndetësore janë në gatishmëri për të qenë pranë qytetarëve që mund të paraqesin nevoja shëndetësore. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Urgjenca Kombëtare ftojnë këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr telefonit 127", njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ora 17:25
Tërmeti i fuqishëm në vend/ Policia e Shtetit: Të gjithë në terren për t'u ardhur në ndihmë banorëve

1569076951_mbrojtja.jpg

Policia e Shtetit ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin me epiqendër në Durrës.

"Menjëherë pas rënies së tërmetit, Sallat e Komandimit në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë  në qarqe kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative. 

Policia e Shtetit ka kaluar  e gjitha në gatishmëri.

Me  urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit   e gjithë Policia Rrugore êshtë në terren për të menaxhuar trafikun, të gjithë Specialistët e zonave  dhe Patrullat  e Përgjithshme kanë dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Policia e Shtetit ju bën thirrje gjithë qytetarëve të telefonojnë në nr 112 për problematikat që mund të kenë nga rëna e tërmetit, duke ju garantuar se do jenë menjëherë pranë tyre", njofton Policia.

Ora 17:18
Tërmeti i fuqishëm/ Shtëpia dy katëshë pranë Kalasë së Elbasanit çahet mes për mes

1569079160_elbasan.jpg

Një banesë dy katëshe pranë Kalasë së Elbasanit është dëmtuar nga tërmeti i cili goditi vendin pasditen e sotme. Ajo është çarë mes përmes por fatmirësisht dëmet janë vetëm materiale dhe nuk ka dëme  në njerëz.

Ora 17:15
Igjeum: Termeti me intensitet mbi 7.5 balle, me i forte ne 20-30 vitet e fundit

Info e fundit nga Igjeum: Termeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle, 30 km ne veri te Durresit...ne bregdet afer kepit rodonit...termeti me i forte ne 20-30 vitet e fundit

Ora 17:11
Presidenca reagon pas tërmetit: Situata po ndiqet me vëmendje dhe shqetësim

1568748198_meta.jpg

Pas tërmetit që përfshiu gjithë vendin  ka reaguar Zëdhënësit i  Presidentit të  Republikes, Tedi Blushi.

Sipas tij Presidenti i Republikes  Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në vecanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës.

"Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja ndërkohe që  është  i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi  dhe informimi i qytetarëve nga strukturat pergjegjëse shtetërore", u shpreh Blushi.

Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim.

Ora 17:04
Shembet muri anësor te 'Gjeologjiku' (VIDEO)

Muri i fakulteti të Inxhinierisë dhe Gjeologjikut është shembur për shkak të tërmetit të fortë që ka tronditur vendin.  Dy makina janë dëmtuar plotësisht, ndërkohë që fatmirësisht për shkak se ka qenë ditë e shtunë në fakultet nuk ka pasur studentë.

Ora 17:03
Tërmeti/ Bashkia Tiranë: Ky është numri i emergjencës për qytetarët

Bashkia Tiranë: Para pak minutash vendi u prek nga një tërmet i fortë. Raportimet e para tregojnë për magnitude 5.8 ballë me epiqendër në detin Adriatik.

Të gjitha ekipet e Emergjencës së Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren për të dhënë ndihmën e parë për këdo që ka nevojë

Bashkia Tiranë: Për çdo emergjencë lutem njoftoni në numrat: Policia e shtetit 129, Policia Bashkiake  042419465, Zjarrfikesja 128, Urgjenca 127

Ora 17:02
Ministria e Brendshme: Të gjitha strukturat e rendit janë në gadishmëri

Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Brendshme, në bazë të raportimeve të para që ka marrë nga Drejtoritë Vendore të Policisë, Shërbimet Zjarrfikëse dhe Prefekturat, njofton se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme të rënda materiale.

Të gjitha strukturat e rendit janë në gadishmëri të plotë dhe do të marrin çdo masë për të qenë pranë dhe në shërbim të qytetarëve.

MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112.

Ky është njoftim paraprak dhe pas thellimit të informacionit do të japim të dhëna të tjera.

Ora 16:52
Pallati çahet mes për mes, tërmeti shkakton dëme në Tiranë (FOTO+VIDEO)

Nga tërmeti i fuqishëm ka pasur dëmtime të fuqishme në disa pallate në kryeqytet. Për pasojë disa pallate kanë pësuar dëme materiale duke përbërë rrezik për qytetarët.

1569077774_pallati.jpg

Ora 16:51
A është larguar rreziku i tërmetit që shkundi vendin? Flet sizmiologu për Report Tv

1569077464_121221111.jpg

Sizmiologu Rrapo Ormeni tha për Report Tv se në orët në vazhdim mund të ketë sërish lëkundje tërmeti në vend, por me një mangnitudë më të ulët se dy lëkundjet e para që u ndjenë në të gjithë vendin.

"Ky është një tëremrt me mangnitudë të fortë dhe kanë një përsëritje në një hark kohor. Do ketë sërish tëmete në vend, derisa të vendoset ekuilibri, por lëkundjet do vijnë duke u zvogëluar. Aktiviteti sizmik shoqërohet me lëkundje tërmeti siç ka ndodhur në vitet 60 dhe 7O", u shpreh Ormeni.

Ora 16:38
Tërmeti i fuqishëm shkund vendin, Reagon Ministria e Mbrojtjes

1569076951_mbrojtja.jpg

Pas tërmetit të fuqishëm që ka shkundur vendin ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes teksa njofton se sipas informacioneve paraprake tërmti 5.8 ballë ka qenë me epiqendër në Durrës. Ajo njofton se po punohet me shpejtësi për bërë bilanc për dëmet paraprake. 

Ora 16:34
Gjirokastra shkundet nga tërmeti, qytetarët lënë banesat

1564689157_autotermet3770x4331537301858.jpg

Edhe Gjirokastra është shkundur nga tërmeti i fuqishëm i cili ka përfshirë të gjithë vendin. Lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në fshatin Fushëbardhë. Njerëzit kanë nxituar të lënë banesat, por deri më tani nuk raportohet për pasoja.

Ora 16:30
Tërmeti i i fuqishëm me qendër në Durrës/ Shkëputen gurët nga Shkëmbi i Kavajës

Tërmet i fuqishëm është ndjerë edhe në Shkëmbin e Kavajës në Durrës. Report Tv sjell foto nga kjo zonë ku për shkak të lëkundjeve të fuqishme janë shkëputur edhe disa gurë.

Ora 16:23
Po nxitonte për t'i shpëtuar tërmetit, një grua në Tiranë pëson dëmtime të rënda! Dërgohet me urgjencë në spital

Lëkundje të forta të tërmetit me magnitudë 5.8 janë ndjerë edhe në Tiranë. Qytetarët kanë nxituar të dalin jashtë për të shmangur rrezikun. Ndërkohë në zonën e Bllokut një grua e cila ka qenë duke dalë nga banesa në momentin e lëkundjes ka pësuar dëmtime. Ajo është dërguar me ambulancë në spital.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 22/09/2019 17:29

    I bejme thirrje qytetareve te shqiperise qe te mos prishin muret e brendshme te katit te pare per te bere lokale dhe dyqane ,,,sepse pallati tek muret mbajtes e ka peshen,,,mos beni marrezira sepse keto marrezi e kane koston e larte..////

    Përgjigju
  • vera: 22/09/2019 17:27

    NE TIRANE NDODH NJE TERMET I FORTE NE 30 VJET ,,,,NUK KA GJE PER TU HABITUR,,..///

    Përgjigju
  • Daku: 22/09/2019 10:35

    Pikerisht atehere kur mendon se sa i forte, i pushtetshem, i pasur, i paprekshem je, mjaftuan 20 sekonda per te na treguar se sa te vegjel dhe te pafuqishem jemi, te dobet dhe te pamundur sikur vetem per te mbrojtur femijet tane ne ato pak sekonda...ku te gjithe me syte lart bertisnim...Zot mbaje doren!!! Dhe Zoti vertet e mbajti doren por na shkundi per te na rikujtuar arsyet dhe vlerat njerzore pse ne ekzistojme. Na shkundi deri ne ate pike sa te harrojme per pak sekonda grykesine dhe pasurine materiale, mosmirenjohjen dhe fallcitetin qe na rrethon, arrogancen dhe zilin ndaj kujtdo. Na shkundi e na uli ne gjunje si per te na treguar rrugen e humbur te ekzistences tone...ne 20 sekonda!

    Përgjigju
  • 7 ball: 22/09/2019 08:51

    O Like o profet, o shkenctar, o nostradamus, o magjistar aman vetem na thuaj kur do iki ky i gjati se duket sikur as termeti se rrezon dot

    Përgjigju
  • salami: 22/09/2019 02:48

    e vertete termeti dhe fenomemni me i rrezikshem eshte ilir meta me sali berishen edi ramen e te gjithe kalldauket e tyre , ky ishte nje paralajmerim per ta ... buhuni gati te jepni llogari or qener .

    Përgjigju
  • Tirana: 22/09/2019 00:38

    Termetia ma i rrezikshum tash 30 vjete ashte politika shqiptare si ka vra me mija shqiptare dhe ka shkatrru shqipnin e jo termeti si ashte gja nermale si nodh kudo.

    Përgjigju
  • vera: 22/09/2019 00:14

    CAHEN PALLATET sepse I kemi prishur muret mbajtes ne katin e pare,,,qeveria te nxjerre ekipet dhe te rindertoje keto mure mbajtes,,,,,ndryshe keto pallate do na shemben….

    Përgjigju
  • PREZENCA E DJALLIT E SHQIPERI SJELL GJITHMON FATKEQESI: 21/09/2019 22:58

    presideti MUTA eshte djellesi i Termetit i Fatkeqesivee te shqiptareve bashke me Djalli e vicidolit e lakejt e tyre . Sherri ne shtepi bie gjithmone vdekje - Fatkeqesi ! Dashte Zoti i heq zvarre e hudh ne Ferr bande e Djallit ne Shqiperi

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 21/09/2019 21:59

    Tashi eshte momenti qe te hetohen ndertuesit e cdo pallati te ndertuar pa kushtet teknike

    Përgjigju
  • Emi: 21/09/2019 20:50

    Politika nje an termeti nje ane tjeter spo ka pshtim ky popull

    Përgjigju
  • Coli: 21/09/2019 20:20

    U kthye udheheqesi yne i dashur nga udhetimi me aroplan... Ndali termetiiiiiiiiii

    Përgjigju
  • dar: 21/09/2019 20:07

    jo po 17.5, 5.8 ishte, kishte deme jam dakort, po jo 7.5 i bie te hidhe shqiperia pertoke cja fusni kot me ca lajme.

    Përgjigju
  • Fredi DOBICI i MALLKUAR: 21/09/2019 19:33

    Edhe Qenin Natyré e bére O Fredi Dhjeré ???!!! Fredi ZGJEBSI , qé e kishin lidhur me Litar poshté Krevatit Vajzat Biologjike té Loshit por qè né Gjèndje Civile figurojnè si Vajzat e Fredi GAXHGAUNIT !!

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 21/09/2019 19:29

    Kurr nuk kam per t`i kuptuar keshillat qe ne rast termeti te futeni nen tavoline, te qendroni ne shtrat dhe te mbuloheni me jastek..etj etj ne vend te keshilles qe dilni sa me pare nga godina sa nuk eshte shembur siper jush!!

    Përgjigju
  • Zoti ne ndekje te Djallit nga Tirana !: 21/09/2019 19:25

    sali berisha -meta-basha -janullosi , duhet te zhduken sa me pare nga Shqiperia . Sinjale te qarta nga Zoti i Shqiptareve . Me ne fund nji shenje per shqiptaret ,nji troditje per ti rrexuar Trut ne vendin e duhur te asaj shoqerie te lajthitur e dale nga rruga e Njerezimit ! (Zoti mbron vetem Egjujt e femijet e tyre ne cdo rast )

    Përgjigju
  • Fredi: 21/09/2019 17:18

    Natyra hakmeret per te gjitha pushterite e njeriut. Psh, po ti trajtonim mirë kafshet dhe çdo shtepi te kishte nje qen i cili perparandjen valet, njerezit do shpetonin. Por njeri funderrina i dhunon dhe i le ne meshire të fatit. Natyra hakmeret kundra njeri funderrines!

    Përgjigju
  • presidenti: 21/09/2019 16:51

    Ju kam lajmeruar por nuk me degjuat.Skam ca ju bej me. Kur tju vijne mendte sdo jua hajne as qejte.

    Përgjigju
  • Lola: 21/09/2019 16:48

    Per ju qe si besuat Metes besoj tani jeni me te qete me veten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit