Policia kufitare në Kapshticë ka sekuestruar një sasi prej 195 kilogramë kanabis sativa, në një kamion i cili po udhëtonte drejt Greqisë.
Burimet bëjnë të ditur së operacioni u zhvillua gjatë natës, ndërsa për t'u shmangur kontrollit policor lënda narkotike ishte e fshehur në tavanin e kamionit, i cili transportonte frigoriferë.
Burime për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha bëjnë të ditur se destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike dyshohet se ka qenë Turqia.
Ndërkohë në pranga është vënë shoferi i kamionit, një 55-vjeçar nga Tirana.
Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për kapjen e lëndës narkotike.
Kamioni ku u sekuestrua lënda narkotike në Kapshticë
Po ça bëni more të uruare nuk eshte me 1990 tani policia po na shqyene by thët ! Jetoni jetën tuaj në liri dhe me pak lek se sa në burge
Përgjigju