
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve".
Shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni të policisë të hënën në Lipjan, ku u gjetën dhe sekuestruan 400 kg kokainë, që dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit të pulës. Ndërkaq, avokati i Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha, ka thënë se të dyshuarit nuk janë kriminelë siç pretendon prokuroria, pasi ata nuk kanë qenë në dijeni se në kamion ka substanca narkotike. Berisha tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të vetme ndërsa sipas tij, po të ishte i vërtet skenari që ka paraqitur prokuroria, do shitej shumë si film.
“Ata janë vetëm njerëz që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes. prokuroria nuk ka pasur asnjë provë. Njësoj ka qenë mundësia e manipulimit në dërgesë. Është manipular nga ky sistem i fortifikuar, i sofistikuar në porte të ndryshme” tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kamioni me 400 kg kokainë kaloi në Portin e Durrësit, u kap në Kosovë! 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit! Avokati: Nuk ka asnjë provë, ata u gjenden rastësisht aty
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
47.3%
-
Jo
41.9%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ I dërguari i BE për dialogun viziton veriun: Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave, gur themelor i integrimit në BE
18 Mars, 15:50
-
Specialja ndaloi Thaçin të shkojë në varrimin e të atit, avokati Gashi: Shkelje e drejtave të njeriut, Kosova s’mund të ndikojë në vendimet e gjykatës
18 Mars, 13:51
-
Homazhet për babain e Hashim Thaçit/ I biri mban fjalimin emocionues: Në vend të babait tim, lamtumirën e fundit po e jep Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut (VIDEO)
18 Mars, 13:03
-
Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake
18 Mars, 10:58
-
Kosova e Shqipëria i japin lamtumirën Haxhi Thaçit! Mesazhi i ish-presidentit nga qelia: Nga Haga të them, babë mirupafshim në parajsë! (VIDEO)
18 Mars, 10:43
-
Specialja refuzoi kërkesën e Thaçit për të marrë pjesë në varrimin e të atit/ Grenell ndan postimin e Ramës: Një tribunal i turpshëm
18 Mars, 08:14
-
Specialja nuk lejon Hashim Thaçin të marrë pjesë në varrimin e të atit! Rama: Tribunal i turpshëm dhe pa turp! Veteranët e UÇK-së: Ndërkombëtarët të reagojnë
17 Mars, 20:33
-
BE-ja diskuton për mbështetjen e REL-it pas ndërprerjes së financave nga SHBA-ja
17 Mars, 16:26
-
Zhdukja e 15-vjeçares nga Kosova alarmoi Francën, Ambasada e Shqipërisë në Paris: Vajza është rikthyer te familja, gëzon shëndet të plotë
17 Mars, 15:09
-
Ndarja nga jeta e babait të Hashim Thaçit/ Kurti letër ngushëllimi familjes: Do të kujtohet për urtësinë, respektin dhe dashurinë për vendin
17 Mars, 13:03
-
Sorensen në Prishtinë: Folëm për vijimin e dialogut! Osmani: Kosovës t’i hiqen sanksionet
17 Mars, 08:37
-
Tentoi të fuste 1.2 tonë naftë kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 39-vjeçari në Kukës
17 Mars, 08:19