Kamioni me 400 kg kokainë kaloi në Portin e Durrësit, u kap në Kosovë! 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit! Avokati: Nuk ka asnjë provë, ata u gjenden rastësisht aty

Kamioni me 400 kg kokainë kaloi në Portin e Durrësit, u kap në Kosovë! 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit! Avokati: Nuk ka asnjë provë, ata u gjenden rastësisht aty

Droga e sekuestruar

Shtatë të arrestuarit gjatë aksionit ku u sekuestruan 400 kilogramë kokainë, janë dënuar nga Gjykata e Kosovës me 30 ditë paraburgim. Për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit, janë dënuar me paraburgim për veprat penale: “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit criminal të organizuar”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe “Mbajta ne pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Ndërsa avokati i të arrestuarve, Besnik Berisha tha pas vendimit se të dyshuarit nuk janë kriminelë siç pretendon prokuroria, pasi ata nuk kanë qenë në dijeni se në kamion ka substanca narkotike. Berisha tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të vetme ndërsa sipas tij, po të ishte i vërtet skenari që ka paraqitur prokuroria, do shitej shumë si film.

“Ata janë vetëm njerëz që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes. prokuroria nuk ka pasur asnjë provë. Njësoj ka qenë mundësia e manipulimit në dërgesë. Është manipular nga ky sistem i fortifikuar, i sofistikuar në porte të ndryshme” tha avokati.

Guardia di Finanza deklaroi dje se se të paktën 25 persona janë ndalur dhe 7 prej tyre u janë vënë prangat si të dyshuar në përfshirjen e trafikimit të kësaj sasie kokaine. Droga, nëse shitej me pakicë në qendrat evropiane të tregtisë së drogës sipas GDF do të kishte lejuar krimin e organizuar të fitonte mbi njëqind milion euro. 

Kokaina ka kaluar nga porti i Durrësit dhe është kapur në Kosovë falë një bashkëpunimi të ndërsjella, mes DEA-s amerikane, autoriteteve italiane, shqiptare dhe atyre të Kosovës. DEA-s amerikane, kishte informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte. Nga operacioni janë arrestuar 7 persona, për shkak se akuzohen se janë të përfshirë në rrjetin që trafikoi kokainën, disa prej tyre janë Izet Sheqiri, Enver Belegu dhe Bajram Maliqi janë tre të arrestuarit në Kosovë. I arrestuari Izet Sheqiri është ortaku i shtetasit shqiptar Bledar Habili, të cilët kanë në pronësi kompaninë MC FOOD me seli në Kavajë dhe në Lipjan të Kosovës, kompani e krijuar 7 muaj para se të kapej droga. 

Lënda narkotike ishte fshehur në kamionin me mish pule ku ishte e vendosur në 20 arka, ku ishin hequr pulat dhe ishte vendosur droga në vend të tyre. Në pamjet e siguruara nga Report Tv kokaina ishte e mbështjellë me imazhin e ëhiskyt të famshëm brazilian 'Vleho Barriero'. Konteineri me drogë u nis nga Amerika e Jugut, ndaloi në Gioia Tauro në Itali dhe më pas ndaloi në Durrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Kamioni me 400 kg kokainë u kap Kosovë, kaloi nga Porti i Durrësit, 30 ditë paraburgim për 7 të arrestuarit! Avokati: Nuk ka asnjë provë, ata u gjenden rastësisht aty

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Kadri Ibrahimit, Fehmi Bytyqit, Faton Vrajollit, Enver Belegut dhe Bajram Maliqit. Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal”, lidhur me veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve".

Shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni të policisë të hënën në Lipjan, ku u gjetën dhe sekuestruan 400 kg kokainë, që dyshohet se ka ardhur nga Brazili, e fshehur në pakot e produkteve të mishit të pulës. Ndërkaq, avokati i Izet Sheqiri, avokati Besnik Berisha, ka thënë se të dyshuarit nuk janë kriminelë siç pretendon prokuroria, pasi ata nuk kanë qenë në dijeni se në kamion ka substanca narkotike. Berisha tha se prokuroria nuk ka asnjë provë të vetme ndërsa sipas tij, po të ishte i vërtet skenari që ka paraqitur prokuroria, do shitej shumë si film.

“Ata janë vetëm njerëz që kanë qëlluar në vendin e ngjarjes. prokuroria nuk ka pasur asnjë provë. Njësoj ka qenë mundësia e manipulimit në dërgesë. Është manipular nga ky sistem i fortifikuar, i sofistikuar në porte të ndryshme” tha Berisha.

Ora 12:30
Kapja e konteinerit me 400 kg kokainë në Kosovë, Ardi Veliu falënderon policinë

1621420398_7bda4a692b8d44d58b88ae3b556dfbc0.jpg

Paraditen e sotme, Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kufitare Eduart Merkaj dhe me drejtuesit e strukturave në varësi të tyre që morën pjesë në operacionin ndërkombëtar antidrogë, ka shprehur vlerësimin maksimal për profesionalizmin e treguar, koordinimin e veprimeve mes homologëve, si dhe më kryesoren ruajtjen e kofidencialitetit që çoi në finalizimin me sukses të operacionit gjatë të cilit u sekuestruan 400 kg kokainë dhe u vunë në pranga 7 persona. 

“Dua të falënderoj të gjithë drejtuesit dhe oficerët e Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Departamentit të Policisë Kufitare, për angazhimin dhe kontributin në finalizimin e këtij operacioni shumë të suksesshëm, rezultatet e të cilit treguan dhe njëherë më së miri që ne, Policia Shqiptare, jemi tashmë partner i besueshëm, jemi një strukturë që ka arritur pjekurinë dhe profesionalizimin për të bashkëpunuar si e barabartë me të gjitha agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit. Është për t’u vlerësuar jo vetëm finalizimi me sukses i këtij operacioni, por edhe qëndrueshmëria dhe ruajtja e kofidencialitetit dhe e mosdekonspirimit të asnjë veprimi gjatë 15 ditëve të zgjatjes së operacionit.

Të gjithë ju që jeni këtu në sallë e disa nga vartësit e tjerë që mungojnë, të cilët mund të jenë në terren me detyra të tjera, e dinin se çfarë pritshmërie kishin, por nuk na rrodhi asnjë lloj informacioni, asnjë detaj pavarësisht se ishin prezent në terren shumë oficerë nga disa struktura dhe ja arritëm ta finalizonim me sukses.  Falënderimi kalon për çdo njërin jo vetëm nga ju në sallë, por për të gjithë kolegët që kanë kontribuar në finalizimin e këtij operacioni.

Uroj  dhe shpresoj që ky rast të na shërbejë si një ogur i mirë që ne të jemi më të organizuar edhe në raste të tjera ku ne do të ballafaqohemi me informacione të kësaj natyre, pavarësisht destinacionit të ngarkesave të realizojmë dhe organizojmë punën për të mbërritur tek pritësit apo për ta thelluar procesin deri në fund. Shumë faleminderit edhe njëherë dhe suksese", tha Veliu.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës