SKRAPAR - Një aksident me pasoje vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve është rregjistruar pasditën e sotme në aksin Bogovë-Nishove në rrethin e Skraparit.
Një kamion i ngarkuar me pllaka guri ka dalë nga rruga duke rënë nga një lartësi e konsiderueshme. Për pasojë ka gjetur vdekjen një punonjës, Gëzim Cuku, 57 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë shoferi i kamionit dhe dy vëllezerit Mehmet dhe Dyli Laze 30 dhe 35 vjeç nga Poliçani edhe këta punonjës në gurore.
Këta të fundit janë dërguar me urgjensë në spitalin e Beratit ku ndodhen në gjëndje kritike për jetën. Drejt vendit të ngjarjes mbërritën më pas ekspertë të policisë rrugore, të cilët nisën hetimet për të mësuar shkaqet e këtij aksidenti.
Burime paraprake nga blutë e Skraparit bëjnë me dije se shkak i aksidentit ka qene në defekt në sistmemin e frenimit të mjetit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO