Një aksident është shënuar rreth orës 21:20 të mbrëmjes së sotme në autostradën Durrës-Tiranë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 65-vjeçar.
Një kamion tip “Volvo” ka përplasur një 65-vjecar, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë. Ai ka mbetur i plagosuri dhe është dërguar menjëherë në spital por nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Polica ka bërë të mundur shoqërimin në komisariat të drejtuesit të kamionit F. T., për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.