Mesditën e sotme, oficerja e policisë Arta Shurbi, 40 vjeçe, është përplasur nga një kamion dhe ka mbetur e plagosur.  Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Kamzës. Policia bën të ditur se efektivja Arta Shurbi ishte në shërbim kur është përplasur.

"Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar  punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen  A. Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë  vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit", ka njoftuar policia.

Pamje nga vendngjarja