Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit.

Një makinë tip ‘Audi’ drejtuar nga një grua është përplasur me një kamion.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 3 të mitur dhe 2 drejtuesit e automjeteve.

Të pestë janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen V. Q. është përplasur me automjetin kamion me drejtues shtetasin R. Q.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasja V. Q., tre pasagjerët e mitur në automjetin e saj dhe pasagjeri në kamion, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.