Kamioni zë nën rrota makinën në Lepenicë të Vlorës, një i plagosur (VIDEO+FOTO)

Aksident në afërsi të fshatit Lepenicë të Vlorës. Një automjet i llojit ‘Audi’ është përplasur me një kamion në rrugën e Lumit të Vlorës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit ‘Audi’, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00 të mesditës dhe shkak për aksidentit mësohet të ketë qenë lagështia në rrugë dhe shpejtësia që qarkullohet në këtë segment rrugor.

Ndërkohë edhe zjarrfikësja mori masa për hapjen e rrugës dhe kthimin në normalitet të trafikut për shkak të vajrave të derdhura në rrugë nga aksidenti.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë

Goditi me grusht Halit Valterin, Tedi Blushi del nga komisariati: Ishte provokim, do marrin përgjigjen që meritojnë