Kampet/ Komisioneri i BE: S’ka ende një vend konkret, por jam kundër Guantanamos për emigrantët

Kampet/ Komisioneri i BE: S’ka ende një vend konkret, por jam kundër Guantanamos për emigrantët

Foto ilustruese

Komisioneri për emigracionin, Dimitris Avramopulos ka deklaruar sot nga Brukseli se BE po shqyrton idenë e ndërtimit të kampeve për refugjatët edhe në Afrikën Veriore, ndërsa nuk e ka përjashtuar kategorikisht ndërtimin e kampeve në Europë, por jashtë vendeve të BE-së. Avramopulos u shpreh se kampet nuk do të jenë si “Guantanamo për emigrantët’.

Jam kundër formimit të Guantanamos (burgu famëkeq) për emigrantët. Ne nuk kemi ende asnjë vend si alternativë. Nuk ka pasur asnjë vend që ka shprehur vullnetin për të mbajtur emigrantë, pasi ne nuk kemi bërë asnjë propozim.

Dimitris Avramopulos

Në muajin e fundit në media u lakua edhe Shqipëria si alternativë, por ishte vetë Komisioneri për emigracionin, Dimitris Avramopulos dhe zyrtarë të tjerë të BE që deklaruan se për momentin asgjë nuk është e vërtetë, pasi nuk ka asnjë ide konkrete.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën