Shumëkush ka kritikuar Oliver Giroud për paraqitjet e tij në fushë, ndërsa të tjerë kanë kritikuar trajnerin Deschamps, përse i besoi vazhdimisht formacionin një futbollisti që nuk rrezikoi kurrë portën kundërshtare.
Por, Franca arriti të shpallet kampione e botës këtë muaj, edhe me kontributin e sulmuesit që mbeti në hije, pavarësisht se puna e tij dhe lëvizjet në fushën e blertë ndihmuan jo pak ekipin. Futbollisti i Chelseat dha kontributin e tij në rrugëtimin fantastik të “bluve” deri në finalen e Moskës, e sigurisht edhe në 90 minutat e fituara ndaj kroatëve. Por, e bëri këtë jo siç mendonin të gjithë, me gola me peshë.
Në një skuadër që përfshin edhe Mbappe apo Griezmann, pesha e repartit sulmues nuk mbahet në supet e një lojtari të vetëm. Por, statistikat e këtij Botërori janë të pamëshirshme me Oliver Giroud.
Jo vetëm që futbollisti i Chelseat nuk arriti të realizojë qoftë edhe një gol, por bën habi që trajneri Deschamps e saldoi në formacion edhe kur kishte të gjithë kundër. Giroud nuk arriti të godasë qoftë edhe një herë brenda në portë, një e dhënë e diskutueshme për një lojtar që mbajti një peshë të madhe në ekipin kampion të botës.
Përveç 20 minutave në debutim ndaj Australisë, Giroud nuk arriti të shënjestrojë kuadratin e rivalëve edhe në 6 ndeshjet e tjera, që çuan Francën në fronin e Botërorit. Ndaj Perusë, Danimarkës, Argjentinës dhe Uruguajit, ai luajti për 90 minuta, ndërsa me Belgjikën dhe Kroacinë thuajse të gjithë lojën. Giroud nuk la shenjën e tij, por vite më vonë do të kujtohen se ai ishte kampion bote, me ose pa gola./top-channel/
ME FALNI ...POR NUK ESHTE I VETMI KAMPION BOTE QE NUK SHENOI QE NUK ....EDHE NE 1998 FRANCA KISHTE STEPHAN GUIVARCH ...SULMUES E NUK BERI ASNJE GOL . DHE THA DO TI SHITJA 20 GOLA QE BERA NE KAMPIONATIN E FRANCES ME NJE GOL NE KUPEN E BOTES ...DHE GUIVARCHI U SHPALL SULMUESI GOLESHENUESI ME I MIRE NE FRANCE .NE 98 .....MERCI
Përgjigju