'Kampionat i luftuar, të bëjmë mirë në Evropë', Armand Duka: Kombëtarja të marrë 6 pikë
Armand Duka, kreu i FSHF-së
Armand Duka, kreu i FSHF-së i dorëzoi titullin kampion Partizanit për këtë sezon në Superligë. Pas ndeshjes, për Oversport, Duka tha se ky ka qenë një sezon i luftuar. Sa i takon Kombëtares, kreu i FSHF-së u shpreh se kuqezinjtë duhet të marrin gjashtë pikë kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe në qershor (datat 17 dhe 20).
"Kampionati ka qenë shumë i luftuar nga dita e parë deri te e fundit. Deri pak minuta më parë nuk dihej se kush do të ishte kampion, apo kush skuadër do të binde nga kategoria. Dikush është i mërzitur, dikush feston, por të gjithë duhet të jenë të kënaqur për kontributin e dhënë këtë sezon.
Falënderoj tifozët dhe ju si media, që keni pasqyruar të gjitha ndeshjet e kampionatit. Shpresoj që klubet të bëjnë një paraqitje dinjitoze në Kupat e europës. Pritshmëritë për ndeshjet e radhës së kombëtares? Kombëtarja e ka për detyrë të marrë 6 pikë në dy ndeshjet e radhës, nuk duhet të kemi mendjemadhësi, por duhet që të vlerësojmë në maksimum kundërshtarët e radhës", tha Duka.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
62.3%
-
Jo
26.2%
-
Nuk e di
11.5%
Vota total: 61
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Kampionati Europian 2025 për moshat U-17 do zhvillohet në Shqipëri
26 Shtator, 15:20
-
Kreu i FSHF-së, Armand Duka zgjidhet zv.president i UEFA-s
26 Shtator, 15:12
-
'Vllaznia ka lojtarët më të mirë në Superligë', Migen Memelli para ndeshjes me kryesuesit: Kemi tre rikthime, na penalizon kalendari
26 Shtator, 13:44
-
Ndeshja me kryesuesit, Vllaznia ka gjashtë mungesa! Portieri dy muaj jashtë
26 Shtator, 12:03
-
Ndahet nga jeta Osman Mema, legjenda e futbollit shqiptar! Duka: Humbëm një figurë me vlera të mëdha
26 Shtator, 09:26
-
Larguan Diego Longon, Teuta rikthen për herë të pestë në stol Edi Martinin
24 Shtator, 22:02
-
Çmime 'të kripura' edhe për miqësoren, dalin në shitje online biletat e Shqipëri - Bullgari
24 Shtator, 18:45
-
Zyrtare/ Vetëm katër ndeshje, Diego Longo s'është më trajner i Teutës
24 Shtator, 16:10
-
Ndeshja Shqipëri-Poloni, Balla: Pati 12 mijë tentativa për bileta false! Policia e Shtetit merr nën përgjegjësi portat e sigurisë në ‘Air Albania’
24 Shtator, 11:43
-
Për herë të parë, Kombëtarja e të amputuarve merr pjesë në Ligën e Kombeve 2023
23 Shtator, 22:41
-
GOLAT/ Egnatia fiton me Laçin dhe kryeson Superligën, Kukësi mposht Skënderbeun në Korçë! Vllaznia fiton 2-0 me Teutën
23 Shtator, 22:26
-
Sylvinho 'kokë më kokë' me Armando Brojën dhe Ernest Muçin
23 Shtator, 15:49