Në Britani zhvillohet çdo vit Kampionati Botëror i Garës së Kërminjve dhe ky është viti i 25-të i realizimit të tij, ku marrin pjesë konkurrentë nga e gjithë bota. Këtë vit morën pjesë 150 kërminj por vetëm një pjesë e vogël arritën në finale. Organizuesi i këtij aktiviteti shprehet se arsyeja përse njerëzit e adhurojnë këtë kampionat është se çdo kush mund të marrë pjesë me një kërmill të çfarëdoshëm, pa asnjë çmim për të paguar dhe në fund të mund të shpallen fitues të garës me kërminj.
Ndërsa një konkurrent nga Gjermania shprehet se ka shumë bësim për fitoren e kërmillit të tij pasi ai është kujdesur për çdo detaj, nga dieta e pasur me ujë dhe sallatra, duke theksuar se çelësi i fitores është hidratimi. Ai shton se ka ardhur dy ditë më parë që kërmilli të mund të përshtatej me ndryshimin e orëve dhe sipas tij, kërmilli tani ndihej shumë në formë e gati për t’u shpallur fitues i këtij kampionati.
Gara e finales zhvillohet mbi një tavolinë të rrumbullaktë me tre nivele rrathësh në ngjyrë të kuqe që tregojnë dhe pikën e nisjes, pikën e mesme dhe vijën e finishit për kërminjtë konkurues. Ata vendosen në qendër dhe kërmilli që arrin më shpejt në rrethin e kuq shpallet fitues dhe si trofe merr një kupë me spinaq brenda. Tavolina ka një sipërfaqe të lëmuar e cila duhet të laget vazhdimisht me ujë për të qenë sa më e rrëshkitshme në mënyrë që sforcimi i kërmijve të jetë sa më i vogël.
Fituesi i këtij viti u shpall kërmilli ‘Wells’, që e arriti vijën e finishit për 3 minuta e 19 sekonda, një kohë shumë e avashtë kjo krahasuar me fituesit e mëparshëm. Në mënyrë simbolike kërmilli u vendos mbi gjethet e spinaqit në kupën kampione, ndërsa pronari i tij i vogël i mbante të dy në dorë, mjaft krenar për këtë arritje.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com