Kampionati Botëror i MMA në Tiranë, shqiptari që lufton për Belgjikën: Emocion i madh të ndeshem këtu

Prej katër ditësh në Tiranë po organizohet për herë të parë kampionati Botëror i Arteve Marciale Mikse, me iniciativën e federatës shqiptare të kësaj disipline. Shqipëria në këtë aktivitet është përfaqësuar me 9 sportistë të cilët garuan me flamurin kuqezi, ndërsa edhe në ekipin belg nuk mungonin shqiptarët.

“E kam zemrën shumë të zjarrtë sepse këtu në Tiranë kam lindur. Të luftoj këtu, para shqiptarëve, kam shumë emocion. Këtë aktivitet e pëlqej shumë sepse kam dëshirë të ndeshem. Më pëlqen shou, teksa njerëzit më shohin. Është sporti më i mirë për mua”, tha Stiven Shehu.

Aktiviteti mbahet në kompleksin olimpik ‘Feti Borova’ ku ndeshen 56 shtete dhe mbi 500 sportistë.  

Arjan Rizaj, presidenti i MMA tha se e priste këtë masivitet: “E prisja këtë masivitet sepse në këto aktivitete kam çuar sportistë kudo prej 2016. Pa mbështetjen e të gjithëve është e pamundur. Të gjithë duhet të kontribojmë, ia kemi borxh të ardhmes së fëmijëve tanë, vendin tonë. Jam krenar që ia dola dhe krenar për vendin tim”, tha kreu i MMA.

Kampionati botëror i MMA për amator në Tiranë mbyllet më 25 nëntor.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh