Kampionati Botëror i Pastiçerisë, Malajzia rrëmben vendin e parë (VIDEO-FOTO)

“Grande Dame” zgjodhi përsëri kampionët e pastiçerisë. Në datat 27 dhe 28 janar, në Francë, nën flamurin e Panairit të Gastronomisë së qytetit të Lionit, bota e ëmbëlsirave kurorëzoi kampionët e rinj të pastiçerisë. Në vendin e parë u rendit Malajsia, në të dytin Japonia dhe në vendin e tretë tretin Italia. 

Kupa e botës në pastiçeri zhvillohet çdo dy vjet. Ky vit përkoi me edicionin e 30-të që sigurisht ishte dëshmitar i popullaritetit në rritje të këtij zhanrit të ëmbël.

Pas një përzgjedhje që përfshiu më shumë se pesëdhjetë kombe në katër kontinente- Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe Evropë, 21 skuadra u kualifikuan për në fazën finale.

Edicioni i tridhjete i Lionit, u karakterizua nga përsosmëria dhe mjeshtëria teknike, të nevojshme këto për të krijuar vepra të vërteta, por të efektshme arti. Kompeticioni arriti të ngrejë pastiçerinë në pjedestalin e gastronomisë, duke grumbulluar rreth vetes edhe kombe që nuk e kanë në kulturen e tyre pastiçerinë.

Konkurrenca në këtë event, me shumë se kurrë ishte e vëmendshme ndaj risive dhe tendencave të konsumatorëve. Për herë të parë në historinë e kampionatit Botëror të Pastiçerisë, paraqitja e ëmbëlsirës në pjatë do të kërkonte përdorimin e produkteve të veçanta, të afta të nxirrnin në pah prirjet vegane.

Gjithshtu si temë e detyrueshme ishte flora dhe fauna. Komiteti Organizor më shumë se kurdoherë, dëshironte të shihte në këtë edicion përdorimin e teknikave manuale. 

30 vjet konkurs botërorë i pastiçerisë, ofroi mundësinë të shërbejë si një çështje fisnike në favor të ruajtjes së mjedisit. Ky përvjetor ishte dhe mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për biodiversitetin duke theksuar në veçanti rolin esencial të bletëve.

Vendi i parë i festivalit i takoi Malajzisë, fal tortës totalish vegante, jo e lehte për tu realizuar. Torta vegane, e cila kishte të gdhendur një majmun të veshur si Elvis Presli, arriti të tërheqë vëmendjen e gjyqtarëve. Në vendin e dytë u rendit Japonia dhe në të tretin Italia. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja