UEFA: Kampionati Europian me tifozë, qytetet që nuk pranojnë do përjashtohen nga kompeticioni

Kampionati Europian që do të zhvillohet këtë verë do të jetë me praninë e tifozëve. Nuk është e sigurtë nëse stadiumet do të jenë me kapacitetin e plotë apo në një masë të kufizuar, por opsioni që hidhet kategorisht poshtë se stadiumet do jenë bosh. Këtë lajm e ka njoftuar presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin, i cili është shprehur se kush nga organizatorët nuk lejon tifozët do të përjashtohet si stadium mikpritës.

“Ne jemi duke punuar mbi disa mundësi, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre”, ka thënë Ceferin, duke i dhënë një tjetër sinjal të fortë dy vendeve që ende nuk kanë siguruar praninë e tifozëve, Dublini në Irlandë dhe Glasgoë në Skoci.

Kampionati Europian ishte në program të zhvillohej verën e 2020, por u shty për shkak të pandemisë. Ndryshe nga çdo herë tjetër ai do të mirëpritet nga 12 qytete të ndryshme. Deri më tani 10 i kanë konfirmuar UEFA-s se ndeshjet do jenë me tifoz, ndërsa përgjigjjen ende nuk e kanë dhënë Dublini dhe Glasgoë, që mund të ndryshohen. Kampionati Europian do të zhvillohet nga data 11 qershor deri me 12 korrik.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja