Bylisi është klubi i fundit shqiptar që i shtohet listës së FIFA-s për shkak të problemeve dhe borxheve kundër ish-futbollistëve ose ish-zyrtarëve. Të martën (21 prill) klubi ballshiot është futur 'në listën e zezë' të FIFA-s dhe është bllokuar të bëjë afrime për tre dritaret e ardhshme të merkatos.

Drejtuesit e Bylisit duhet të shlyejnë borxhet kundër palës ankuese që ka fituar gjyqin në FIFA dhe vetëm kur shuma e plotë të kalojë në llogarinë e paditësit, atëherë Bylisit mund t'i zhbllokohet merkato. Emri i futbollistit që ka fituar gjyqin nuk është mësuar ende.

Veç Bylisit, borxhe kundër ish-futbollistëve kanë edhe emra si Vllaznia, KF Tirana apo edhe Oriku, Kastrioti dhe Valbona.

Vlen të theksohet se KS Luftëtari për shkak të borxheve të shumta kundër ish-zyrtarëve dhe ish-futbollistëve, u shkri si ekip, duke ndërruar emrin në AF Luftëtari.

Futbolli në Shqipëri vijon të ketë probleme me pagat, ndërsa futbollistët kërkojnë zgjidhje deri në selinë e FIFA-s në Zvicër.

Klubet shqiptare që e kanë merkaton të bllokuar nga FIFA