Kampionati i lë vendin Kupës së Shqipërisë, ndeshjet që luhen në fazën çerekfinale

Kampionati i lë vendin Kupës së Shqipërisë, ndeshjet që luhen në fazën çerekfinale

Përballja e fundit mes Vllaznisë dhe Partizanit, Hakaj dhe Hadroj

Kupa e Shqipërisë do zhvillojë këtë javë katër ndeshjet e kthimit për fazën çerekfinale. Të martë në 14 mars gjithçka nis në orën 13:00 me dy takime. Tirana luan me Kastriotin, teksa bardheblutë janë me një këmbë më tej pas fitores 4-1 në ndeshjen e parë. Po në këtë orar, Kukësi pret Teutën në shtëpi. Durrsakët janë më të avantazhuar pasi në "Niko Dovana" fituan 2-0 ndeshjen e parë.

Në 15 mars, këtë të mërkurë zhvillohen edhe dy duele të tjera. Në 13:00 luhet Laçi - Egnatia. Përballja e parë në Rrogozhinë u mbyll 0-0. Në 16:00 të së mërkurës luhet Partizani - Vllaznia. Në ndeshjen e parë në "Loro Boriçi", shkodranët fituan 3-1.

Kupa e Shqipërisë, faza çerekfinale. Ndeshjet e kthimit:

14 mars 2023

13:00

Tirana - Kastrioti (4-1)

Kukësi - Teuta (0-2)

15 mars

13:00 Laçi - Egnatia (0-0)

16:00 Partizani - Vllaznia (1-3)

* Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë