Kampionati i peshëngritjes, Elbasani
shpallet ekipi me më shumë medalje

ELBASAN - Elbasani është shpallur fitues i kupës së republikës për meshkuj në pesëhngeritje për të rritur për meshkuj, në një garë që u mbajt në pallatin e sportit të qytetit të Elbasanit "Tomorr Sinani". Verdhebllutë grumbulluan gjithsej 602 pikë, duke lënë pas vetes Teutën me 517 dhe Tiranën me 295 pikë.

Për femra ekipi më i mirë u shpall skuadra e Tiranës, e cila grumbulloi 168 pikë. Sportisti më i mirë për meshkuj u shpall Daniel Godelli i Tiranës, i cili theu edhe një rekord kombëtar në stilin e shtytjes.

Ndërsa për femra Romela Begaj po e Tiranës, e cila gjithashtu theu edhe gjashtë rekorde kombëtare, dy në shtytje, dy në shkëputje dhe dy në dygarësh. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithsesj 42 sportistë nga nëntë skuadra të ndryshme, ku ra në sy mungesa e ekipit të Shtërmenit dhe Flamurtarit dhe sipas të gjitha gjasave ka ndodhur për mungesë fondesh.

Ky aktivitet nxorri më shumë në pah edhe peshëngritësit që do të marrin pjesë në kampionatin botëror për peshëngritje për të rritur, ku do të marrin pjesë katër sportistë nga Shqipëria, ashtu siç e thotë edhe vetë presidenti i peshëngritjes shqiptare, Elez Gjoza.

Në përgjithësi mund të thuhet se u zhvillua një garë e kënaqshme, ku për herë të parë u hoqën edhe normat, në mënyrë që t'u jepej mundësia sa më shumë sportistëve që të merrnin pjesë dhe të tregonin veten e tyre në këtë kupë.

Nga krerët e kësaj federate u konsiderua si sukses kjo kupë dhe gjatë vazhdimit do të ketë më shumë mbëhstetje nga ana e tyre.
 
Redaksia online
(aq/ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor