Kampionati kombëtar i peshëngritjes, test për Europianin

Kampionati kombëtar i peshëngritjes, test për Europianin
Klubi i Elbasanit në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Peshëngritjes kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e këtyre garave. Në gara marrin pjesë tre ekipe për femra me nëntë sportiste si dhe njëmbëdhjetë ekipe për meshkuj me 49 sportistë.
Për femra, Tirana përfaqësohet me gjashtë sportiste ndërsa për meshkuj me më shumë sportistë. Do të paraqiten ekipet e Elbasanit, Vllaznisë dhe Teutës me nga tetë peshëngritës secili.
Ndërsa ekipet e meshkujve të Studentit dhe mjeshtrisë Sportive të Durrësit do të konkurojnë vetëm me nga një sportist.
Gjatë ceremonisë zyrtare të fillimit të Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes për të Rritur, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Esat Ademi, e cilësoi sukses të madh pjesëmarrjen masive të ekipeve në këto gara, pasi në mbyllje të tyre do të seleksionohen edhe sportistët më të mirë të cilët do përfaqësojnë Shqipërinë në Kampionatin Europian.
Tre nga yjet e peshëngritjes shqiptare Hysen Pulaku, Fetije Kasa dhe Romela Bega nuk ishin pjesë e këtyre garave.
Aktualisht Pulaku po stërvitet në SHBA, Fetije Kasa në Bullgari dhe Romela Bega në Greqi, si pjesë e elitës së peshëgritjes shqiptare të grumbulluar për Kampionatin Europian të radhës.
Ndërkaq, edhe peshëngritësit Briken Calja e Ilir Suli nuk kanë qenë pjesë e garave të këtij Kampionati Kombëtar të Peshëngritjes.
Sipas presidentit të FSHP, Esat Ademi, “mungesa e peshëngritësit Calja është kushtëzuar nga mjeku, pasi ai po rikuperohet, ndërsa Suli nuk është pjesë e ekipit përfaqësues për në Kampionatin Europian”.
Kampionati i Peshëngritjes ka startuar mesditen e së dielës dhe përfundon të hënën në mesditë.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)

Sarandë, arrestohet grabitësi serial, vodhi marketin (EMRI+VIDEO)