Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar dje vendimet që janë marrë në Komitetit Ekzekutiv mbi ndryshimet që prekin futbollin shqiptar. Kështu, Kategoria e Parë, për sezonin 2019-2020 do të ketë strukturë me 20 skuadra. Në njoftim thuhet se Kategoria e Parë do të fillojë më datë 14 shtator 2019 dhe do të përfundojë në datë 16 maj 2020. Do të jenë si zakonisht dy grupe (A dhe B) me 10 skuadra. Bëhet fjalë për 2 faza të rregullta me 18 ndeshje. Në fazën e tretë play-off për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore luajnë skuadrat e renditura nga vendi i 1 deri në vendin e 4. Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbulluar në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë, pra të tretën, ajo e play-off. Skuadrat që renditen të para në grupet A dhe B ngjiten menjëherë në Kategorinë Superiore. Skuadrat e renditura në vendin e dytë në Grupet A dhe B do të luajnë ndeshje finale me një takim për të përcaktuar skuadrën e cila do të luajë ndeshje play-off me një takim me skuadrën e renditur ne vendin e tetë të Kategorisë Superiore. Faza e tretë play-out që do të përcaktojë skuadrat që do të zbresin në Kategorinë e Dytë. Në këtë fazë luajnë skuadrat e renditura nga vendi i 5 (pestë) deri në vendin e 10 (dhjetë). Ndeshjet luhen me sistem vajtje-ardhje. Pikët e grumbulluara në dy fazat e para do të llogariten të plota në këtë fazë. Vendi i 9 (nëntë) dhe vendi i 10 (dhjetë) i grupeve A dhe B zbresin menjëherë në Kategorinë e Dytë. Vendi i 8 tetë i grupit A do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi B. Vendi i 8 (tetë) i grupit B do të luajë ndeshje play-off me vendin e dytë të Kategorisë së Dytë, Grupi A. Skema e Kategorisë së Parë për katër sezonet e ardhshme do të jetë: Sezoni 2019-2020 me 20 skuadra, sezoni 2020-21 me 18 skuadra, sezoni 2021-2022 me 16 skuadra dhe sezoni 2022-2023 me 14 skuadra.
Kategoria e Parë
Për sezonin 2019-2020 skuadrat në Kategorinë e Parë janë të ndara në këto dy grupe:
Kurioz është fakti se ekipet e KF Iliria dhe KF Shënkolli, bazuar në kriteret e licensimit janë kaluar në grupin B për shkak se KF Ilira financohet nga Bashkia Krujë që financon njëkohësisht edhe KF Kastriotin , si dhe KF Shënkolli që financohet nga Bashkia Lezhë që financon njëkohësisht dhe KF Besëlidhjen... Ndërkohë, ndryshime do të pësojë edhe skema dhe struktura e Kategorisë së Dytë. Sezoni 2019-2020 do të jetë me 26 skuadra, sezoni 2020-2021 me 24 skuadra, 2021-2022 me 22 skuadra dhe 2022-2023 me 20 skuadra. Kategoria e Dytë do të fillojë më datë 21 shtator dhe do të përfundojë më datë 16 maj 2020.
Krijohet një kampionat i ri shqiptar, klubet "kursejnë"!
Pas mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv në FSHF, u miratua edhe krijimi i një kampionati të ri kombëtar, ai i moshës U-15 (pra, nën 15 vjeç), ku do të marrin pjesë 20 skuadra, të cilat do të ndahen me dy grupe nga 10 skuadra. Ky kampionat do të zhvillojë ndeshjet në tre faza me sistem vajtje-ardhje. Sakaq, Komitetit Ekzekutiv miratoi kërkesën e klubeve dhe shoqatave sportive për zerimin e tarifave për zyrtaret e ndeshjeve në të gjitha kampionatet Rajonale dhe Kombëtare. FSHF merr përsipër mbulimin e shpenzimeve për arbitrat dhe delegatët, shpenzime të cilat deri më tani paguheshin nga klubet dhe shoqatat që merrnin pjesë në këto kampionate.