Kampionët e Seria A, Milan, janë turpëruar në San Siro në javën e 20 të Seria A, pasi janë mposhtur 2-5 nga Sassuolo.
Në Milano pritej që skuadra e Piolit të ndryshonte fytyrë nga ndeshjet e fundit, por krejt e kundërta ka ndodhur. Defrel dhe Fratesi, në harkun kohor të 3 minutave, shënuan dy herë duke shtangur të pranishmit. Giroud u përpoq të zgjonte skuadrën duke ngushtuar diferencat, por brenda pjesës së parë Berardi realizoi të tretin për Sassuolo-n.
Në pjesën e dytë Lauriente dhe më pas Henrique i dërguan shifrat në 1-5 para se Origi të vuloste shifrat përfundimtare. Me këtë humbje Milan zbret të paktën në vendin e katërt, por rrezikon të dalë edhe jashtë zonës Champions.