Kampioni i boksit Nelson Hysa ka zgjedhur edhe këtë verë plazhin e Velipojës për të kaluar pushimet, duke e cilësuar atë si një nga destinacionet më të mira të sezonit veror në Shqipëri.

Me investimet e realizuara dhe masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit turistik, Velipoja po mirëpret çdo ditë mijëra vizitorë vendas dhe të huaj, duke u konfirmuar si një nga destinacionet më të preferuara të verës shqiptare.

Përmes një mesazhi, Hysa fton të gjithë qytetarët dhe pushuesit të vizitojnë Velipojën, e cila këtë vit vjen me më shumë hapësira publike, plazhe të pastra, siguri të shtuar dhe kushte më të mira për familjet.