Daniele De Rossi është pranë shkarkimit nga stoli i SPAL në Serinë B të futbollit italian. Tre humbjet radhazi dhe vendi i tretë nga fundi kanë bërë që presidenti Joe Tacopina të marrë në konsideratë shkarkimin e kampionit të botës. Në Itali mediet bëjnë me dije se do jetë Massimo Oddo zëvendësuesi i 39-vjeçarit.
Përpara se të ulej në stolin e SPAL, De Rossi ishte asistent i Mancinit te kombëtarja e Italisë. Në 17 ndeshje me SPAL-in, De Rossi ka marrë tre fitore, gjashtë barazime dhe tetë humbje.
Tre humbjet radhazi me Cagliarin, Barin dhe Venecian e kanë vendosur në pozitë të vështirë qëndrimin e ish-kapitenit të Romës, që duket se do shkarkohet nga SPAL-i. Me 24 pikë, SPAL mban vendin e 18 nga 20 ekipe në Serie B dhe është me një këmbë një ligë më poshtë.