Daniele De Rossi beson fort te shpëtimi i Genoas. Pak ditë pas barazimit 1-1 kundër Milanit dhe fitores 3-0 ndaj Cagliarit, klubi po lëviz në merkato për t’i garantuar përforcime trajnerit.

Itali bëjnë me dije se Kristjan Asllani është dëshira e Genoas në këtë afat kalimtar. Sipas raportimeve të “Sky Sport”, Genoa është klubi që po ndjek nga afër situatën dhe po vlerëson konkretisht afrimin e tij. Skuadra kuqeblu dëshiron t’i ofrojë trajnerit Daniele De Rossi një mesfushë më të fortë dhe më të ekuilibruar, me elementë që garantojnë qetësi në ndërtimin e lojës dhe eksperiencë në menaxhimin e momenteve të vështira.

Në këtë kontekst, profili i Asllanit shihet si i përshtatshëm, një “regjisor” para mbrojtjes, i aftë në ndërprerje, me vizion në pasime dhe i mësuar të luajë nën presion.

Aktualisht në huazim nga Interi te Torino, siç dihet shqiptari është në largim nga skuadra “Granata” pasi nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Marco Baroni. Në pritje të një zgjidhjeje mes Interit dhe Torinos, Genoa po e merr në konsideratë për të përforcuar repartin e mesit të fushës. Asllani ka bërë 15 paraqitje me Torinon këtë edicion në Serie A, pa arritur të shënojë.

Parma, Fiorentina, Sassuolo, Girona dhe Paris FC kanë shfaqur më herët interes për shërbimet e Asllanit. Kushti i vetëm i shqiptarit është mos largohet nga Italia dhe të bëjë pjesë në një klub ambicioz.