Kampioni i Red Bull, Adrian Newey: 'Pendim emocional' që s'jam pjesë e Ferrarit, doja të punoja me Alonson dhe Hamiltonin

Kampioni i Red Bull, Adrian Newey: 'Pendim emocional' që s'jam pjesë e Ferrarit, doja të punoja me Alonson dhe Hamiltonin

Adrien Newey

Inxhinieri i Red Bull në Formula 1 prej 2006, Adrien Newey ka folur së fundmi se është penduar që në dy raste ka refuzuar të jetë pjesë e Ferrarit në 1993 dhe 2014. 64-vjeçari është shefi teknik i skuderisë kampione të këtij sezoni në Formula 1, ndërsa luajti një rol kyç në sukseset e Sebastian Vettel dhe tanimë Max Verstappen.

Britaniku ka thënë se ndihet 'emocionalisht i penduar' që nuk ka pranuar të punojë me Ferrarin dhe se do dëshironte të ishte në një ekip edhe me Fernando Alonson dhe Lewis Hamilton, që sipas tij janë dy pilotët më të mirë modernë.

"Emocionalisht, mendoj se deri në një pikë po", tha Newey kur u pyet nëse kishte ndonjë keqardhje që nuk iu bashkua Ferrarit. "Por ashtu si, për shembull, të punosh me Fernandon dhe Lewis do të kishte qenë përrallore. Por nuk ndodhi kurrë. Është vetëm një rrethanë ndonjëherë, kështu është", tha ai.

Newey ishte pranë t'i bashkohej Ferrarit në 2014 pasi u zhgënjye nga mungesa e angazhimit të Renault ndaj sportit, në atë kohë Renault ishte furnizuesi i motorëve të Red Bull.

"Diskutimet e mia në 2014 me Ferrarin ishin thjesht për shkak të zhgënjimit. Unë me të vërtetë nuk doja të largohesha, por ne ishim në këtë pozicion ku Renault nuk kishte prodhuar një motor konkurrues hibrid turbo", tha shefi teknik i Red Bull në Formula 1.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën