Kampionia europiane në shah, 13 vjeçarja Kler Çaku për Report Tv: Rrahjet e zemrës i dëgjonte dhe kundërshtarja

E ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Kler Çaku, 13-vjeçarja e sapo shpallur Kampione Europe në disiplinën e shahut dhe trajneri i saj, Kristaq Andoni. Ajo vjen në Shqipëri pas suksesit të arritur në Kampionatin Europian të zhvilluar në Slloveni vetëm pak ditë më parë, ku ajo zuri vendin e parë në Europë.

”Nuk e kisha menduar kurrë që do ia dilja, pasi në garën e fundit isha me një treshe shumë të fortë që kishin shumë përvojë, por ia dola” e nis kështu rrëfimin emocionues kampionia, duke shtuar se në fillim të garës kishte dy fitore, një barazim dhe më pas pesë fitore njëra pas tjetrës.

”Në lojën e fundit zemra më rrihte aq fort saqë mendoja se do e dëgjonte dhe kundërshtarja ime” shtoi ajo e emocionuar, ndërsa tha se shahu është një lojë strategjike dhe psikologjike dhe se herë pas here ishte munduar të ‘friksonte’ në sulm kundërshtarët, e herë ruante veten mos frikësohej psikologjikisht ajo nga ata.

”Përpiqesha të bëja sa më pak gabime, duke u mbrojtur me shumë strategji” theksoi Kler në studio, pasi secila ndeshje zgjaste rreth një orë, me nga 15 minuta për secilin kundërshtar, e kjo për 2 ditë” tha Kler, duke shprehur dhe emocionet që e kishin pushtuar në momentin që do tërhiqte kupën.

”Po dridhesha teksa mbaja kupën me dy duar dhe ai moment do të mbetet në memorien time gjatë” u shpreh kampionia e vogël.

Gjatë bisedës, trajneri i saj, Kristaq Andoni tha se është arritje e madhe për Kler, pasi ajo është një vajzë shembull në mësime, ambicioze dhe që punon fort paçka gjithë angazhimeve që ka ka përgjatë vitit.

”Një miku im në Shkodër më ka prezantuar me Kler dhe ia di për faleminderit, pasi tek Kler kemi gjetur një talent që i ka ngjitur shumë shpejt shkallët e shahut” tha ai, duke shtuar se vajza stërvitet sot me emrat më të mirë në botë në fushën e shahut dhe në të gjitha testimet del e para.

E pyetur nga moderatorja për sfidën e radhës, Kler tha se është Kampionati Botëror i shahut që do të zhvillohet në Itali në muajin nëntor. “Do të përpiqem që në Itali të marr maksimumin dhe sigurisht medalje” tha Kler, duke treguar më pas se lidhja e saj me shahun nis që në moshën 7 vjeçare kur luante me gjyshin në shtëpi.

”I vetmi rival që ka Kler është një bashkëmoshatar i saj që quhet Mateo Boci dhe të dy bashkë janë më të mirët që ne kemi në Federatën e Shahut” shtoi trajneri, pa harruar të thoshte se vajza sot stërvitet online me lojtarët më të mirë në botë të shahut, duke forcuar disiplinën, durimin, vullnetin, për të qëndruar gjithmonë e më shumë larg telefonit apo teknologjisë.

MC/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane

‘Mos lejojmë askënd të na e ul flamurin’, Rama: Ta rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane