Kamza me kopsht të ri pas dëmtimit nga tërmeti për të pritur 200 fëmijë! Rama: Në fund të janarit nis dhe ndërtimi i 21 pallatave

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet  e bëra në kopshtin "Niko Hoxha" në Kamëz, që hapi dyert për të pritur 200 fëmijë të zonës. Kopshti ishte prishur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 i ndërtuar i ri me hapësirë më të madhe dhe me kushte cilësore për fëmijët.

Kopshti do të ketë 9 klasa dhe është më drekë dhe fjetje, ndërsa punimet janë vlerësuar nga kryeministri Rama.

Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj u njoh edhe me zonën dhe projektin ku do të ndërtohet një lagje e re dhe një tjetër shkollë për 280 familjet që jetojnë në atë zonë të Kamzës.  

“Janë 21 pallate që do ndërtohen dhe punimet nisin në fund të janarit. Po flisnim me Rakipin dhe ta bënim një pjesë sportive këtë zonën. Kemi shkollën tjetër që për dy javë ia kalojmë për fillimin e punës. IKMT po pastron territorin. Kjo është me fondet e qeverisë, janë shtesat e vlerësimeve. Ka filluar pjesa për procesin e ndërtimit” ka thënë ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj.

"Do bësh një marrëveshje me Universitetin Bujqësor që të bëhet një parcelë frutikulture me zarzavate dhe me pemë që fëmijët të shohin si kujdeset dhe rriten bimët. Në çdo shkollë ku gjendet mundësia duhet bërë kjo gjë", tha Rama.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja