TIRANË - Teksa Kryeministri Sali Berisha ka përuruar para pak ditësh në Kamzë një pallat modern kulture, në këtë qytet me 100 mijë banorë, qendra më e madhe shëndetësore është lënë mjerueshëm.
E gjendur vetëm 20 metra larg bashkisë së qytetit, në pjesën e pasme të saj, ndërtesa ku duhet të trajtohet me standarde të larta shëndeti i njerëzve ka mbetur inferiore krahasuar me investimin prej 225 milionë lekë, të investuara nga qeveria për Pallatin e Kulturës.
Një mjek, ish-punonjës i kësaj qendre shëndetësore, duke iu referuar nivelit dhe kushteve të shërbimit shëndetësor në këtë qendër, të cilat ai i njeh mirë, tregon se “gjatë këtyre 8 vjetëve, shërbimi mjekësor në qendër nuk është në nivelet e duhura dhe ka mungesa të mëdha".
Mjeku, i cili parapëlqen të mbetet anonim, rendit shërbimin e laboratorit klinik-biokimik, që gjendet në kushte tepër të mjerueshme dhe ka vetëm një mikroskop dhe centrifugë, e vijin me ekzaminimet radiologjike, të cilat ende kryhen me një aparat të amortizuar të viteve '70, që nuk plotëson dhe mundëson llojet e ndryshme të ekzaminimeve, për të cilat mungojnë edhe filmat apo rantgenët.
“Në dhjetor 2007-2008 u bë një investim, i cili u la gjysmak, nuk e di se përse. Shtesa e godinës, që siç e shihni ka mbetur e papërfunduar, ishte parashikuar pikërisht për shtimin e disa specialiteteve, që mungojnë”, thotë mjeku, i cili përmend faktet se në qendër nuk ka mjekë specialistë të; okulistikës, reumatologjisë dhe gastrologjisë.
Kjo situatë i detyron pacientët të shkojnë shumë larg për të bërë vizitën për këto specialitete.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com