TIRANE - Një fëmijë 7-vjeçar u gjend i braktisur gjatë orëve të pasdites së sotme në Kamzë, pranë një pike karburanti, ndërsa pas 20 minutash qëndrimi në ambientet e komisariatit numër 5, i ati i vogëlushit shkoi në polici për të marrë të birin.

Fëmija u gjet nga forcat e policisë së komisariatit numër 5. Ai  deklaroi në polici vetëm se quhet Visi dhe se ishte djali i Shpëtim Buçpapës. Policia i bëri thirrje të afërmve të tij që të shkojnë në komisariat për të marrë vogëlushin, ndërsa vuri në dispozicion dy numra telefoni: 069 41 10 207 / 069 41 10 202.

Policia bërë fillmisht publike të dhënat e tij: rreth 7 vjeç, i veshur me xhinse blu, altele të bardha, me flokët biond. Burime nga komisariati numër 5 bënë të ditur se fëmija nuk ishte i dhunuar, dhe se ndodhej në gjendje të mirë shëndetësore.

Ende nuk dihet arsyet se përse fëmija u gjet i vetmuar pranë kësaj pike karburanti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)