Kanaçja “Schweppes Gold”, bomba
 me të cilën ISIS rrëzoi avionin rus

Kanaçja “Schweppes Gold”, bomba<br /> me të cilën ISIS rrëzoi avionin rus
ISIS merr përsipër rënien e avionit rus në Sinai, madje duke shpjeguar edhe metodën sesi realizoi planin. Shteti Islamik deklaron se ka qënë kanacja Schweppes e cila është përdorur për të hedhur në erë avionin rus. Në kanace ishte instaluar një bombë duke shkaktuar rënien e avionit në Gadishullin Sinai dhe duke vrarë 224 personat që ndodheshin në bord. 

Në numrin 12 të revistës xhihadiste “Dabiq”, ISIS ka publikuar një foto të bombës artizanale që hodhi në erë avionin rus . Në foton e treguar duket kanacja Schweppes Gold, një detonator dhe një celës në ngjyrë blu, tre komponentë që mund të kenë shkaktuar rënien e avionit.
 
Shteti rus ka deklaruar pak ditë më parë se avioni rus është rrëzuar nga një bombë. Nga ana tjetër, qeveria egjiptiane ende nuk ka gjetur prova të veprimit kriminal.

Ndërsa ekspertët e lëndëve plasëse thanë  se ishte e mundur që pajisja e treguar në foto mund të sjellë rrëzimin e avionit, por kjo varet vetëm se ku ajo ka qënë e vendosur dhe sesa ka qënë dendësia e ekspolizivit në pije.  Vendet më të rrezikshme janë kabina apo vendi ku ndodhet karburanti.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës