Kana, Nga kinemaja deri
tek jahtet, ja thesari luksoz

Kana, Nga kinemaja deri <br />tek jahtet, ja thesari luksoz
Sapo avioni fillon të humbasë lartësi dhe nis t'i afrohet Rivierës Franceze të mbetet në sy panorama e mrekullueshme e një parajse bregdetare, konfiguruar plot shije në gjire të mbushur me jahtet më luksoze në botë. Por përpara se të mbërrijmë në Kane na duhet të zbresim në Nicë në aeroportin " Côte d'Azur" i cili pret rreth 10 milionë pasagjerë në vit. Në një qytet të tillë gjen në po të njëjtën lartësi mbresëlënëse: linjat hekurodhore, linjat e autobuzëve,tragetet....
Kana(Cannes), është qyteti që ndodhet në Rivierën franceze, destinacion turistik me i parme i mbare botes prej 65 vitesh. Pikërisht në maj, atëherë kur zhvillohet Festivalit i Filmit të Kanës. Për këtë arsye komuna e Francës qe gjendet në zonen e Alpeve të Maritim gëzon një njohje të pabesueshme nga qytetarët e mbarë botës. Qyteti është gjithashtu i famshëm për dyqanet luksoze, restorantet dhe hotelet. Kana është mbresëlënëse që në ajër kur i afrohesh brigjeve të Rivierës Franceze.

Histori
Me fillimin e shekullit 20 në Kanë u ndërtuan shumë hotele të reja luksoze si Miramar dhe Martinez. Qyteti atëherë kishte një qendër sportive, makina në rrugë, një zyrë postare, si dhe shkollat. Dikur Kana, ka pasur pak turistë pas Luftës së dytë Botërore. Turizmi dimëror shtroi perspektivat për turizëm veror, duke nisur si fillim me ndërtimin e kazinove verore në Palm Beach. Bashkia e qytetit dhe Këshilli i qytetit dikur hodhën idenë e një festivali ndërkombëtar të filmit e kjo ndodhi shumë pak kohë para Luftës së Dytë Botërore. Edicioni i parë i Festivalit të Kanës u zhvillua më 20 shtator 1946, dhe u mbajt pikërisht në sallat e kasino Komunal.

Panorama e Rivieres
Bulevardi de la Croisette përgjatë bregdetit i mbushur me palma. La Croisette është i njohur për plazhet piktoreske dhe për restorantet, kafenetë dhe dyqanet luksoze. La Suquet, quhet pjesa e vjetër e qytetit nga ku turistët mund të kundrojnë pamjen e mrekullueshme të bulevardit La Croisette.

Të lexosh historinë nga vilat
Në Kanë ka shumë muze. Aty gjen muzeun e Artit dhe Historisë, Muzeun e Fotografisë, Muzeun Internacional të Parfumerisë, Muzeun e Detit si dhe plot relike e shtëpi të vjetra që flasin dhe tregojnë për histori. Një ndër vilat më të hershme dhe me plot histori është Vila Domergue e cila mund të gjendet në hartat tuaja me emërtesën Sainte Marguerite.Vilat e Kanës të cilat mbajnë mbi muret e tyre histori janë ndërtuar rreth viteve 1835 -1839.Por a mund të kuptohet Franca pa verën e në këtë rast dhe Kana pa të?!
Eshtë një zonë e vogël në jug të Kanës e quajtur Saint Honorat, e cila njihet për prodhimin e verës së kuqe dhe të bardhë nga murgjit. Eshtë interesant fakti se ata e prodhonin verën në kohën mes lutjeve.

Jo vetëm film
Kana ka dhe zonën industriale të shtrirë në kodrat përreth saj, aty gjen një grup investimesh të teknologjisë së lartë.Por ajo qe ky qytet e ka si promotor ne biznes dhe kulture është Festivali i Filmit, i cili me kohën do të kthehej përvitshëm në një ngjarje te madhe për industrinë e kulturën. Por në një qytet të tillë do të ishim të befasuar nëse nuk do të gjenim Teatrin apo Shfaqjet Muzikore. Kana është e njohur për teatër tradicional të mbajtur shpesh ne salla te vogla dhe realizime te ndryshme, Çdo vit organizohet edhe Festivali Ndërkombëtar i Aktorëve. Teatrot e njohur në Kanë janë Miramar ESPACE dhe Alexandre III.

Festivali i Kanes 65 vite histori
Edicioni i parë i Festivalit të Kanës u zhvillua më 20 shtator 1946, dhe u mbajt pikerisht ne sallat e kasino Komuna. Dikush do te pyeste se kur mund ta vizitojmë Kanën. S'ka dyshim në Maj. E si mund t'i rezistosh tundimit për të shijuar njëherazi mrekullinë e qytetit dhe yjet e kinemasë në tapetin e kuq me premierat e panumërta botërore të filmave nga e gjithë bota. Një sipërmarrje gjigande, mbresëlënëse. Mund të jesh vizitor i pavioneve të filmit, aty ku çdo shtet prezanton prodhimet më të reja të kinemasë. Aty mund te takosh shume miq nga te kater anet e rruzullit te cilet kureshtshëm përthithin gjithçka që kërkojnë. Producentë, aktorë, regjisorë, gazetarë, studentë, fansa që përditshëm mblidhen dhe shkëmbejnë në "Happy Hours" hamendësimet për fituesit. Nje simbol i ketij qyteti edhe kjo.
Çdokush do ta deshironte glamurin dhe zhurmërimin e ketij qyteti në këtë kohë. Glamur që këtë vit kishte stërpikur me të artë edhe makinat e yjeve, me një shprehje shumë të bukur "Yll brenda, Yll jashtë!". Festivali i Kanës, i lakmueshëm nga çdo artist për të qenë qoftë edhe njëherë në tapetin e kuq, ku paparacët nga mbarë bota rreken të rrëmbejnë fotot më të bukura. I mrekullueshem dhe Pallati i Festivalit me sallën mijëra vendëshe ku askush nuk mbetet pa rrëmbyer një foto. Një kafe tek Kafe Mokka, ku mund të gjesh producentë, drejtorë festivalesh, artistë... të cilët rrufisin kafet dhe ethshëm diskutojnë se kush do ta rrëmbejë Palmën e Artë, kush Kameran e Artë... Bisedojne teksa presin që herët në mëngjes të ndjekin filmin e parë në program.
Një qytet që në 12 ditë nuk është vetëm i Kanezve, por i qytetarëve të botës që nxitimthi dhe me gjithë ashtin kërkojnë të rrëmbejnë gjithçka: finesë e stil si askund tjeter!!!!
Klima ne Kane
Kana ka një klimë mesdhetare dhe qytet gëzon 12 orë me diell në ditë gjatë verës (maj deri në shtator), ndërsa në dimër (dhjetor-shkurt) moti është i butë
Shkrimi u botua te e perjavshmja "FUNDJAVA"
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia