Policia e Shtetit arrestoi mëngjesin e sotëm 3 të rinj të cilëve iu është gjetur një sasi prej 32 kilogramë kanabis brenda makinës së tyre BMW X5.  (LEXO KËTU).

Report Tv dhe Shqiptarja.com mëson se ata janë, Suel Çapuni, 27 vjeç, Aldo Pata, 25 vjeç, i dënuar më herët për vjedhje dhe Ergis Kalemi, drejtues i BMW-së.

Në një vëzhgim në rrjetet sociale të të rinjve, shihet se ata janë të apasionuar pas motorëve, makinave të shtrenja, lëndëve narkotike, dhe armëve. Aldo Pata, ka vendosur edhe foton e Toni Montanës, në profilin e tij në Facebook.

Për më shumë shihni fotogalerinë e mëposhtme

Ora 10:49
Kanabis, armë dhe të ‘apasionuar’ pas Toni Montanës, postime dhe foto të të rinjëve që u kapën me hashash në Sarandë