Kanabis e 435 mijë lekë të padeklaruara në makinë, arrestohet 27-vjeçari në Fier! Gjeneronte fshehtazi në banesë kriptomonedha! Policia i gjen pajisjet që përdorte

Një 27-vjeçar në Fier me iniciale H.M është arrestuar pasi iu gjet kanabis në makinën me të cilën po lëvizte, po ashtu në mjet iu gjetën dhe 435 000 lekë,  të cilat  dyshohen se ai ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Përfshirja  e të riut në aktivitete kriminale vijon dhe më tej, pasi zbulohet se në shtëpinë  e tij, i riu i arrestuar gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha ku kishte instaluar dhe pajisjet e nevojshme për këtë funksion.

Arrestimi i 27-vjeçarit është rrjedhojëe një operacion policor të koduar “Rrjeti”, të zhvilluar me koordinimin e Policisë së Fierit dhe Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

U sekuestruan pajisjet që përdorte për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur