Kanabis në adoleshencë, ul
inteligjencën dhe përqëndrimin

Kanabis në adoleshencë, ul <br />inteligjencën dhe përqëndrimin
Sipas disa studimeve, tek të rinjtë të cilët kanë përdorur rregullisht në adoleshencën e tyre substanca narkotike si kanabis, niveli i testit të inteligjencës arrin në minus tetë pikë. Kjo lloj droge është sërish në fokusin e kërkuesve, të cilët kanë analizuar efektet e studimit ku përfshihen kapaciteti për t’u përqendruar, teste të cilat përdoren për të përcaktuar logjikën, kujtesën dhe kapacitetin intelektual. Studimi ka dalë në përfundimin se tymosja e kanabisit në moshë të re dëmton sistemin nervor duke humbur përfundimisht disa aftësi.

Studimi i udhëhequr nga një skuadër kërkuesish ndërkombëtar, të mbledhur në Universitetin e Durham në Karolinën e Veriut, është publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”. Ai ka analizuar për disa vjet rendimentin si dhe gjendjen nervore të një grupi prej mijëra neozelandezësh.

Ky komunitet është ndjekur nga periudha e adoleshencës deri në ditët e sotme. Kampionët e studimit janë krijuar në vitet 1972-1973 si dhe personat në to kanë pranuar vullnetarisht të plotësojnë testin nga fëmijëria deri në moshën 38-vjeçare.

Ndërmjet tyre 5 në 100 persona përdornin që prej moshës 18-vjeçare, rregullisht lëndët narkotike si marijuana etj. Disa të tjerë kanë nisur ta përdorin në moshën 20-vjeçare.

Megjithatë të gjithë janë nënshtruar provave për të verifikuar kapacitetin nervor përpara, gjatë dhe pas përdorimit të lëndëve narkotike.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete