SHKODËR-Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Pas informacioneve të marra në rrugë operative se një mjet po transportonte lëndë narkotike në drejtim të Shkodrës, uniformat blu kanë lokalizuar mjetin me drejtues shtetasin J. Sh. dhe pasagjerë shtetasit B. S. dhe K. S, të cilët janë arrestuar në flagrancë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur brenda një kove me djathë, një qese me lëndë narkotike, me peshë rreth 1 kg.
Ndërsa i katërti i arrestuar e ka pësuar pasi forcat policore kanë ushtruar kontrolle në zona të ndryshme në qytet. Në sheshin “Demokracia” është konstatuar shtetasi G. S., i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa në formë çokollate.
"Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Sh. 31 vjeç, banues në fshatin Vrak, Malësi e Madhe; B. S., 36 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, Shkodër; K. S., 50 vjeç, banues në fshatin Grude e Re , Shkodër dhe G. S., 21 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim” dhe “Pastrim i produktit të veprës penale”, thuhet ndwr tw tjera në njoftimin e policisë.