DURRËS- 3 persona kanë rënë në pranga pasi janë kapur me armë dhe me drogë në qarkun e Durrësit.
Report Tv mëson se në pranga ka rënë i riu me inicialet K.L., banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap në Fushë Krujë, si rezultat i kontrolleve të befasishme, duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin tip “Audi” që drejtonte. Ndërkohë gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe kanabis në formën e boçes. Për këtë arsye, shoferiu iu ndënstrua testit të drogës nga ku rezultoi pozitiv.
Nga ana tjetër, në pranga kanë rënë edhe 2 persona të tjerë, me konkretisht të tinjtë me inicialet D. L., 21 vjeç dhe O. D., 23 vjeç, të dy banues në Durrës.
Referuar burimeve zyrtare, të rinjtë u kapën në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kënetës”, Durrës, duke qarkulluar me një automjet tip “BMW” ku iu gjet sërish kanabis në formën e boçes. Gjithashtu, 23-vjeçari O. D., iu nënshtrua testit të drogës, me pajisjen AquilaScan dhe rezultoi pozitiv