KORÇE- Një 32-vjeçar me iniciale I.Q. është arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës i është gjetur në pjesën e barkut dhe në kë këpucë një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis në formë çokollate.
Ai ishte rezident në Greqi dhe po udhëtonte drejt shtetit helen me një automjet tip Ford Fiesta me targa greke.
"Veprimet e mëtejshme do të kryen nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".
Një ditë më parë, po si rezultat i masave të shtuara, Policia Kufitare e Kapshticës goditi një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 1 kg kokainë dhe vënë në pranga një 49-vjeçar, i cili e kishte fshehur lëndën narkotike në trup", njofton policia.